LIVE UPDATES
Politike

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit/ PD: Shqipëria e kapur nga korrupsioni, krimi dhe paratë e paligjshme

Kedhi theksoi se DASH ka konstatuar korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media, duke shtuar se paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun.

1 October 2026, 13:55 Nga E.d
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit/ PD: Shqipëria e kapur nga
Nikola Kedhi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka komentuar raportin e DASH klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026. Gjatë një deklarate për media ai tha se gjetjet janë një akt-akuzë e qartë ndaj mënyrës si qeveriset vendi. Kedhi u shpreh se raporti thotë se ekonomia mbetet e cenueshme nga korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, konkurrenca e deformuar, emigrimi, produktiviteti i ulët dhe informaliteti.

Kedhi theksoi se DASH ka konstatuar korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media, duke shtuar se paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun. Sipas tij, investitorët raportojnë rrezik zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.  Nënkryetari i i PD-së tha se pasoja më e rëndë është shpopullimi, pasi rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Ai argumentoi se shkaqet për këtë janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi.

NIKOLA KEDHI: Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026 është një akt-akuzë e qartë ndaj mënyrës si qeveriset vendi. Prodhimi i brendshëm për frymë mbetet rreth një e katërta e mesatares së BE-së. Ekonomia, sipas raportit, mbetet e cenueshme nga korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, konkurrenca e deformuar, emigrimi, produktiviteti i ulët dhe informaliteti.

DASH konstaton korrupsion në administratë, në drejtësi, në prokurime dhe në media. Paratë e drogës dhe të evazionit fiskal shtrembërojnë tregun. Investitorët raportojnë rrezik zhvatjeje nga administrata publike, media dhe grupe kriminale. Raporti flet për një kulturë të përhapur pandëshkueshmërie. Shqipëria mbetet në kategorinë e juridiksioneve kryesore të pastrimit të parave.

Raporti e thotë hapur edhe atë që shqiptarët e dinë prej kohësh: ligji për investimet strategjike perceptohet si skemë që ka favorizuar kompani vendase të lidhura me mazhorancën. PPP-të ulin konkurrencën dhe vuajnë nga analiza e dobët teknike. Ndërmarrjet shtetërore shtohen, bordet e tyre emërohen pa konkurrim dhe rreziku i ndërhyrjes politike është i lartë. Kontratat zbatohen dobët. Shumë investitorë të huaj ankohen për korrupsion në gjykata dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar, përfshirë investitorë amerikanë. Gjykatat kanë vonesa të mëdha, sidomos në apel.

Prona mbetet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit. Ka tituj të mbivendosur, manipulim të gjykatave dhe kompensim nën vlerën e tregut për shpronësimet. Bizneset ndeshen me ndryshime të shpeshta fiskale, burokraci dhe mungesë transparence. Komentet e tyre për ligjet shpesh injorohen, ndërsa informaliteti vlerësohet rreth një e treta e ekonomisë.

Pasoja më e rëndë është shpopullimi. Rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Shkaqet janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi. Këto nuk i thotë vetëm opozita. I thotë prej shumë vitesh tashmë dhe aleati ynë strategjik. Më e rëndësishmja, këto i ndjejnë dhe i shohin qytetarët përditë.

Partia Demokratike ka një rrugë tjetër për Shqipërinë. Ajo nis me shtetin ligjor, ku ligji vlen njësoj për të gjithë, dhe u jep fund favoreve për miqtë e pushtetit. Vazhdon me prokurime të hapura dhe pronë të sigurt për çdo qytetar. Ne garantojmë një ekonomi të prodhimit dhe inovacionit ku fiton puna dhe nisma e ndershme, jo lidhjet me pushtetin, që të rinjtë të kenë arsye të qëndrojnë dhe ata që ikën të kenë arsye të kthehen.

Kjo nuk ndryshon vetvetiu. Ndaj ftojmë çdo shqiptar që e ndjen këtë padrejtësi të bashkohet me ne dhe me protestuesit në bulevard për të rritur presionin paqësor në maksimum, derisa kjo qeveri e kapur të largohet./Dosja.al

pd deklarate nikola kedhi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin