22 November 2022, 21:51
Nga k.m.
Foto ilustruese
Anemia e theksuar e sistemit shëndetësor është një pikë kyçe edhe në raportin përmbyllës të Komisionit Europian publikuar në korrik 2022.
Ky raport vë në dukje se sistemi shëndetësor jo vetëm përballet me një nënfinancim kronik, por një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk përfiton fare. Bëhet fjalë për 600 000 persona ose 21% e popullsisë që janë të pasiguruar. Aty bëjnë pjesë kryesisht punëtorët informalë dhe njerëzit që jetojnë në zonat e thella rurale.
Ky sistem që të orienton drejt pagesave shtesë, sipas OBSH, bën që 1 në 5 persona të shtyjnë apo të mos kërkojnë kujdesin shëndetësor kur kanë nevojë. Raporti bëhet më shqetësues për familjet më të varfra, që nëse nuk arrijnë të gjejnë borxh, nuk mund të marrin mjekim.
Raporti I KE vë në dukje se pagesat e larta nga xhepi kufizojnë aksesin në kujdesin shëndetësor. Si pasojë e shpenzimeve publike të kufizuara, shqiptarët mbulojnë me para nga xhepi 44.58% të shëndetit aktual. Kjo vlerë në vendet e BE-së dhe rajonit është 15.57%. Çdo shqiptar paguan mesatarisht 6 700 lekë në vit nga xhepi, shpenzime që janë tërësisht informale. Këto pagesa shkojnë kryesisht për të blerë ilaçe, ndjekur nga kujdesi spitalor, testet diagnostikuese apo shërbimi detar.
Edhe sipas raportit të “Numbeo” 2022, Shqipëria u rendit e fundit ë rajon krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën. Pikët më të ulëta kanë marrë: cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve./TopChannel
shëndetësia në shqipëri
Aktualitet
22 November 2022, 21:50
k.m.
Foto ilustruese
Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve kanë nevojë për ato që njihen si materiale sinteze, ku hyjnë...
Aktualitet
22 November 2022, 21:42
F.M
Jamie Wiseman
TIRANË- Jamie Wiseman nga International Press Institute ka folur sërish për lirinë e mediave në Shqipëri. Disa ...
Aktualitet
22 November 2022, 21:43
k.m.
Flutura Kusari
TIRANË- Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias ka treguar ...
Aktualitet
22 November 2022, 21:18
F.M
Bardh Spahia
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia thpotë se situata pas përmbytjeve në Shkodër, ësht&e...
Aktualitet
22 November 2022, 21:14
k.m.
Foto e pankartës
TIRANË - Lëvizja Universitare ka bërë me dije protestën e radhës. Tubimi i radhës do të mbahe...
Aktualitet
22 November 2022, 21:13
F.M
Sinoptikania Lajda Porja
TIRANË- Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se në vijim priten reshje shiu në intensitet të ulët apo të...
Aktualitet
22 November 2022, 20:57
Familja në Kukës
KUKËS- Me programin e strehimit “banesa me kosto të ulët” . Banesat i marrin të pastrehët e...
Aktualitet
22 November 2022, 20:54
Yuri Kim
TIRANË- Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim duket të ketë dyshime mbi procesin që pritet të çoj&e...
Aktualitet
22 November 2022, 20:38
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Moti i keq që ka pushtuar vendin vijon të krijojë probleme në daljen e mjeteve lundruese në det t&eum...
Aktualitet
22 November 2022, 20:22
F.M
Klisman Nikolli
TIRANË- Klisman Nikolli, 27-vjeçari i cili ishte pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit, por u arre...