Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Mësohet se, për përballimin e situatës janë angazhuar mbi 800 efektivë të emergjencave, policisë, ushtrisë e vullnetarë, si dhe 52 mjete zjarrfikëse e mjete ushtarake nga toka.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten ende aktive në disa qarqe si Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Mirditë, Shkodër e Elbasan.
Mësohet se, për përballimin e situatës janë angazhuar mbi 800 efektivë të emergjencave, policisë, ushtrisë e vullnetarë, si dhe 52 mjete zjarrfikëse e mjete ushtarake nga toka.
Nga ajri operacioni po mbështetet nga 3 helikopterë dhe 2 avionë "Air Tractor", ku një nga ndërhyrjet më masive po kryhet në Gurë-Lurë të Dibrës për të mbrojtur banesat.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, megjithëse terreni në disa zona si në malet e Përmetit paraqitet i vështirë, përpjekjet e koordinuara kanë bërë të mundur mënjanimin e rrezikut për zonat e banuara.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
"Ministria e Mbrojtjes informon se, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 monitorim dhe 4 nën kontroll. Për përballimin e situatës vijon një angazhim i gjerë i strukturave të Mbrojtjes Civile, me 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake/AdZM/Shërbimi Pyjor/ASHP, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.
Janë angazhuar gjithashtu 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa FA ka vënë në dispozicion 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:
Dajt, Tiranë – Vijon puna në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Edhe në Priskë e Madhe nuk raportohet rrezik për banesat.
Përmet, Gjirokastër – Mbeten aktive vatrat në malin e Nëmerçkës dhe në malin Dhëmbel. Terreni paraqitet i vështirë, ndërsa forcat zjarrfikëse, punonjësit e sektorit pyjor dhe vullnetarët po vijojnë punën për izolimin e tyre. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Gurë-Lurë, Dibër – Vijon një nga operacionet më të rëndësishme, me 120 forca të bashkisë, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të AdZM-së. Falë ndërhyrjes së forcave është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për djegien e tyre. Nga ajri kanë operuar 2 avionë Air Tractor, ndërsa puna vijon në dy drejtimet e tjera ku zjarri ruan intensitet.
Qafa e Helmes, Bulqizë–Dibër – Vatra vijon aktive në terren pyjor, me angazhimin e 10 efektivëve të MZSH-së, 6 forcave bashkiake dhe 6 forcave nga njësia administrative Selishtë.
Trojë, Mirditë – Për izolimin e vatrës janë angazhuar 13 efektivë të MZSH-së me 3 automjete zjarrfikëse, 36 forca bashkiake, 3 policë, 20 vullnetarë, si dhe 2 automjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së.
Shkodër – Vijojnë aktive vatrat në Rrencë dhe Goraj-Budishtë. Forcat e MZSH-së dhe Shërbimit Pyjor po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre; në Goraj-Budishtë nuk ka rrezik për banesat dhe vatra po shkon drejt izolimit.
Elbasan – Mbeten aktive vatrat në Dardhë, bashkia Librazhd, ku operojnë MZSH, forcat pyjore dhe bashkiake, si dhe në Shalës, bashkia Cërrik. Në Dardhë nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në tërësi, operacionet vijojnë me angazhim të koordinuar nga toka dhe ajri, ndërsa në disa prej zonave më të ekspozuara është bërë e mundur mbrojtja e banesave dhe kufizimi i përhapjes së zjarrit. AKMC, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën dhe të koordinojë angazhimin e kapaciteteve sipas nevojës.", njofton Ministria e Mbrojtjes./Dosja.al
arma e sekuestruar LAÇ- Një aksion i koordinuar nga strukturat e Policisë së Lezhës dhe Kurbinit ka çuar n&eu...
Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes TIRANË- Dokumentet mbi t&e...
PISTOLETA E SEKUESTRUAR VLORË- Një sherr i çastit për motive pronësie mes dy vëllezërve ka rrezi...
Pamje nga zjarri FIER- Një vatër zjarri e shpërthyer në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është vë...
protesta 76 TIRANË- Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 76-të, duke u shndërruar n&e...
TIRANË- Bashkitë shqiptare, historikisht, kanë shfaqur problematika të mëdha në realizimin e fondeve publike, sidomos p&eum...
Randall Lane SHBA- Kryeredaktori i revistës Forbes la punën muajin e kaluar dhe thuhet se u pushua nga puna për pranimin e 6 mili...
Foto ilustruese TIRANË- Industria dhe zhvillimi i saj janë një hap i domosdoshëm për të çuar një vend drejt ...
Foto ilustruese TIRANË- Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjit&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Sh&...