LIVE UPDATES
Aktualitet

Reforma territoriale/ BIRN: KiE kundër skenarëve të qeverisë për centralizimin e pushtetit vendor

Një dekadë pas kësaj reforme, mazhoranca socialiste hodhi në publik një studim analitik që dilte në përfundimin se harta aktuale nuk i përgjigjet më realitetit demografik dhe ekonomik të vendit, duke propozuar si mekanizëm të rritjes së efikasitetit një riorganizim territorial.

29 July 2026, 09:42 Nga E.d
Reforma territoriale/ BIRN: KiE kundër skenarëve të qeverisë
Foto ilustruse

Një projekt-raport i Këshillit të Europës për qeverisjen vendore në Shqipëri vlerëson se shërbimet publike janë centralizuar, bashkitë kanë autonomi të kufizuar dhe sugjeron që reforma e re territoriale duhet të fokusohet tek rritja e kapaciteteve vendore, jo centralizimi i mëtejshëm.

Këshilli i Europës sugjeron se një reforme e re territoriale në Shqipëri duhet të fokusohet tek decentralizimi i mëtejshëm i qeverisjes vendore në kompetenca dhe funksione si dhe  mbështetje financiare më e lartë dhe e barabartë për njësitë –  sugjerime që bien në kundërshtim me planet e qeverisë për një centralizim të mëtejshëm të këtij pushteti duke propozuar më pak bashki.

Një raport paraprak monitorimi mbi zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, i përgatitur nga raportuesit Anders Knape dhe Sören Schumacher, sugjeron që çdo ndryshim i hartës administrative të bazohet në konsultim real me pushtetin vendor dhe komunitetet lokale, pasi të jetë vlerësuar me kujdes reforma e vitit 2014. Një dekadë pas kësaj reforme, mazhoranca socialiste hodhi në publik një studim analitik që dilte në përfundimin se harta aktuale nuk i përgjigjet më realitetit demografik dhe ekonomik të vendit, duke propozuar si mekanizëm të rritjes së efikasitetit një riorganizim territorial.

Ndryshe nga analiza e PS-së, projekt-raporti i Këshillit të Europës e zhvendos analizën tek shkaqet që kanë prodhuar këtë performancë të dobët, duke mos u kufizuar vetëm te madhësia apo kapaciteti i bashkive, por tek centralizimi i kompetencave, autonomia e kufizuar, financimi i pamjaftueshëm dhe mungesa e burimeve administrative. Raportuesit e KiE-së ngrenë shqetësimin se kjo nuk do t’i zgjidhë problematikat, duke sugjeruar se performanca e qeverisjes vendore kërkon decentralizim të mëtejshëm, rritje të kompetencave dhe burimeve financiare të bashkive.

“Reforma e re strukturore e propozuar, e cila pritet të sjellë bashkime të mëtejshme të njësive të vetëqeverisjes vendore, ndan opinionin publik dhe përfaqësuesit vendorë kryesisht sipas vijave politike,” vërehet në dokument.

Raportuesit theksojnë se “ekziston një mospërputhje midis bashkimit të mëtejshëm të bashkive dhe centralizimit të vazhdueshëm të disa shërbimeve publike”.

Bazuar në gjetjet e monitorimit, ata vlerësojnë se pushtetit vendor në Shqipëri duhet t’i besohet një rol dukshëm më i madh në ofrimin e shërbimeve publike vendore.

“Ndërsa qeveria argumenton se bashkive u mungojnë kapacitetet për të administruar në mënyrë të pavarur fusha si arsimi, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, raportuesit theksojnë se, në frymën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, përgjigjja e duhur nuk është centralizimi, por forcimi i kapaciteteve administrative dhe financiare të pushtetit vendor,” thotë raporti.

Në këtë kontekst, ata vërejnë se për shumë funksione të detyrueshme bashkitë nuk gëzojnë kompetenca të plota dhe ekskluzive, por kufizohen në zbatim mekanik të vendimeve ose mirëmbajtje institucionale. Si rrjedhojë, raporti konstaton se “Shqipëria nuk përfiton plotësisht nga parimi i subsidiaritetit”.

Mospërmbushja e detyrimeve ligjore nga njësitë vendore lidhet kryesisht me varësinë nga financat qendrore. Vëzhgimi i raportuesve del në përfundimin se me përjashtim të qyteteve më të mëdha, pushteti vendor në Shqipëri është seriozisht i nënfinancuar dhe nuk disponon burime të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet ligjore.

“Për këtë arsye, është e nevojshme të rishikohet mënyra e llogaritjes së granteve të pakushtëzuara, pasi niveli aktual i tyre është i ulët dhe mban bashkitë në vështirësi financiare”- rekomandon ai duke konstatuar se shumica e bashkive nuk janë në gjendje të zhvillojnë politika të tyre vendore. Në këtë kuadër, raportuesit e Këshillit të Europës japin rekomandime për decentralizim të pushtetit vendor, forcim të kapaciteteve të tyre financiare dhe delegim të shërbimeve.

Mënyra se si qeveria qendrore financon njësitë vendore konsiderohet si jo efektiv dhe ka shqetësime për pabarazi në ndarjet e këtyre financave për arsye politike.

“Sistemi aktual i barazimit financiar, i zbatuar përmes granteve të pakushtëzuara, nuk duket efektiv në përmirësimin e gjendjes së bashkive financiarisht më të dobëta ose në zvogëlimin e pabarazive rajonale. Raportuesit rekomandojnë një rishikim të plotë të këtij sistemi dhe krijimin e një mekanizmi më efektiv e transparent, të bazuar në kritere objektive”.

“Ashtu si në luftën kundër korrupsionit, transparenca është thelbësore edhe në shpërndarjen e burimeve buxhetore,” shton më tej raporti, duke e lidhur këtë me nevojën për trajtim të barabartë të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe shpërndarje të subvencioneve sipas kritereve objektive dhe të verifikueshme. Një tjetër shqetësim lidhet me faktin autonomia e bashkive në zbatimin e funksioneve të deleguara, siç janë arsimi apo menaxhimi i mbetejeve, mbetet shumë e kufizuar.

Lidhur me këtë raportuesit dalin në përfundimin se shumë bashki nuk kanë burime financiare dhe personel të mjaftueshëm për të kryer funksionet e deleguara dhe detyrohen t’i mbulojnë këto kosto nga buxhetet e tyre, gjë që bie në kundërshtim me një nga parimet themelore të Kartës, sipas të cilit autoritetet vendore duhet të financohen nga shteti në përputhje me përgjegjësitë që u ngarkon ligji. Një vëmendje të veçantë i kushtohet problematikës me mbledhjen e taksave vendore, kompetencë që bashkitë shqiptare nuk e ushtrojnë në mënyrë efektive për shkak të mangësive administrative.

Në raport vihet theksi tek taksa e pronës e cila vështirësohet nga mungesa e regjistrave të saktë të pronave. Zgjerimi i kompetencave vendore dhe rritja e burimeve financiare është një element thelbësor në angazhimin e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vëren më tej raporti, pasi “thithja dhe administrimi efektiv i fondeve të ardhshme të BE-së varen nga ekzistenca e një sistemi të fortë dhe funksional të qeverisjes vendore”.

‘Korrupsioni’ dhe ‘polarizimi politik’ konsiderohen gjithashtu si sfidat  për pushtetin vendor. Njësitë e vetëqeverisjes vendore pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Rastet e korrupsionit minojnë besimin e publikut te autoritetet vendore dhe ndikojnë negativisht në autonominë e tyre, pasi shpesh përdoren si argument në favor të centralizimit më të madh.

Shpopullimi I bashkive rurale, veçanërisht për shkak të migrimit të të rinjve drejt qyteteve të mëdha ose jashtë vendit, konsiderohet një fenomen me ‘pasoja serioze për komunitetet lokale’. Dokumenti, që vlerëson nëse sistemi shqiptar i pushtetit vendor respekton standardet e Kartës dhe ku duhet fokusohet reforma e re që ka marrë përsipër parlamenti shqiptar pritet të shqyrtohet në Kongresin e Autoriteteve Lokale të KiE në tetor./BIRN

shqipëri kie reforma territoriale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin