Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Indeksi i çmimeve të veshjeve sipas fuqisë blerëse në vendin tonë shënoi 105.2 për qind në raport me mesataren BE=100.
Çmimet e veshjeve në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re shtrenjtimi, pasi sipas të dhënave të Eurostat vitin e kaluar ato kaluan mesataren e BE-së. Çmimet e veshjeve në vendin tonë ishin 5,5 për qind më të larta se mesatarja e BE-së vitin e kaluar.
Indeksi i çmimeve të veshjeve sipas fuqisë blerëse në vendin tonë shënoi 105.2 për qind në raport me mesataren BE=100. Me këtë rritje Shqipëria renditet ndër 11 vendet e Europës me çmimet me të larta te veshjeve sipas fuqisë blerëse.
Më të shtrenjta se Shqipëria janë vetëm vendet shumë të zhvilluara të tilla si Zvicra, Irlanda, Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, etj. Një bluzë, një pallto që dikur konsideroheshin relativisht të lira në raport me Europën, tashmë po tejkalojnë çmimet e tregjeve më të zhvilluara.
Shqipëria ka kaluar nga një nivel çmimesh dukshëm më i ulët drejt një konvergjence të shpejtë. Rreth katër vite më parë, indeksi për veshjet ishte afërsisht në nivelin 96.5% e mesatares se BE-së.
Më pas, ato ranë edhe më poshtë në rreth 90.7 në vitin 2023. Në vitet pasuese, trendi u përmbys me shpejtësi. Indeksi u rikthye në 105.2 në 2025.
Të dhënat tregojnë se brenda një viti Shqipëria ka kaluar nga një treg relativisht i lirë për veshjet në një treg ku çmimet jo vetëm janë barazuar me mesataren e BE-së, por e kanë tejkaluar atë.
Sipas renditjes se Eurostat Shqipëria është nga më të shtrenjtat e Ballkanit dhe Europës për veshjet. Tradicionalisht, Mali i Zi ka pasur çmimet më të larta në rajon, ndërsa Maqedonia e Veriut më të ulëtat.
Para 10 vitesh Shqipëria ka qenë në pozicion te favorshëm me rreth 50% te mesatares se BE, por në vitet e fundit është zhvendosur, duke u bërë më e shtrenjta në Rajon më 2025, por edhe nga më të shtrenjtat në Europë.
Shqipëria nuk është prodhuese e veshjeve për tregun vendas, teksa shumica e mallrave vijnë nga jashtë. Krizave globale të viteve të fundit i ndikoi zingjirët e furnizimit të cilët ende nuk janë kthyer plotësisht në normalitet.
Gjithashtu ritja e të ardhurave të disponueshme në një segment të caktuar të popullsisë dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorit kanë nxitur një kërkesë më të lartë për marka dhe produkte me cilësi e çmim më të lartë.
Ndërkohë edhe kostot e brendshme janë rritur, si qiratë e dyqaneve, pagat, duke bërë që një pjesë e këtyre shpenzimeve të përfshihen në çmimet fundore.
Ndërsa Shqipëria afrohet ekonomikisht me Europën, çmimet po priren të barazohen më shpejt se të ardhurat./Monitor
Foto ilustruse Rritja e pagave në Shqipëri vijoi trendin pozitiv në terma nominalë, por kur korrigjohet për inflacionin, paga real...
Foto ilustruse TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxe...
TIRANË- Protesta e 59-të kundër qeverisë Rama është mbyllur. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Shesh...
KRUJË- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në një rrugë rurale të Krujës, në fshati...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë lënë një shënim gjigant në Bulevardin posht&eum...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Prot...
FRANCË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i biznesmenit Ermal Beqiri në Francë. Sipas mediave franceze, Beqiri u n...
TIRANË- Një qytetar, duke folur nga protesta ka bërë thirrje për përbashkim të shqiptarëve. Ai tha se nëse nuk rr...
Ermal Beqiraj TIRANË- Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e AKSHI-t &eu...
TIRANË- Një protestues gjatë fjalimit tij në protestën para Kryeministrisë iu drejtuar kryeministrit Edi Rama me thirrje pë...