Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Sipas IKSHPK-së, nga 16 prilli deri më 17 gusht, në Kosovë janë konfirmuar 137 raste me fruth.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth.
Sipas IKSHPK-së, nga 16 prilli deri më 17 gusht, në Kosovë janë konfirmuar 137 raste me fruth.
Për krahasim, në periudhën 2021-2024, ishin regjistruar vetëm tri raste me fruth, të gjitha të importuara.
Sipas të dhënave të këtij instituti, më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 47, teksa IKSHPK se ka intensifikuar aktivitetin për vaksinim në komunat me numrin më të lartë të rasteve, duke vaksinuar 276 fëmijë që nuk kishin marrë me kohë, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, vaksinën MMR.
“IKSHPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim, ku shtohet se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e sëmundjes.
Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse dhe transmetohet përmes ajrit.
Epidemiologia e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Edita Goranci, në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë deklaroi se rikthimi i sëmundjes në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me rënien e e vaksinimit të fëmijëve me vaksinën MMR.
"Kur e kishim mbulueshmërinë mbi 95 për qind me vaksinën kundër fruthit, situata epidemiologjike ishte e qetë. Rastet paraqiten pikërisht ku ka fëmijë të pavaksinuar", tha Goranci.
Epidemiologia Goranci tha se doza e parë e vaksinës kundër fruthit mrbon në 93 për qind të rasteve, ndërkaq e dyta në 97 për qind.
"Është një ndër vaksinat më të sigurta", theksoi ajo.
Sipas saj, një fëmijë i infektuar infekton rreth 90 për qind të kontakteve që nuk janë të vaksinuara.
“Virusi përhapet gjatë të folurit, kollitjes apo teshtitjes, dhe mund të qëndrojë deri në dy orë në ajër dhe në sipërfaqe", shpjegoi Goranci.
Temperatura, ethet, rrjedhja e hundëve, skuqja e syve dhe dhimbja e fytit janë simptomat e para të fruthit, sipas saj.
Kjo sëmundje është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 95 mijë njerëz kanë vdekur nga fruthi gjatë vitit 2024, shumica fëmijë nën moshën pesëvjeçare, megjithëse e kishin pasur një vaksinë në dispozicion./REL
Pamje TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. E para që e mori fjalën ishte nj...
Qytetarja TIRANA- Një qytetare ka deklaruar se shteti është i korruptuar, që nga shëndetësia, gjykatat deri tek policia...
Pamje TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 79 ditë të revoltës kundër qeverisjes së kryeministrit Ra...
Qytetari TIRANA- Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin "Skënderbej", në ditën e 79-të të protestës ku...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin "Skënderbej", në ditën e 79-të të revoltë...
Ylli Zalla Një grup operacional i Policisë së Tiranës është përqendruar për 48 orë me radhë në kodra...
Refit Buzi Ngjarja e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në banes&e...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Prizrenit, në aksi...
Foto ilustruse PUKA- Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, ndërsa rasti më kritik paraqitet në masivin ...
Pamjet e publikuara nga Ministri i Mbrojtjes TIRANË- Helikopterë mbi vatrat e zjarrit, efektivë që ngjiten në terrene t...