LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Kush është Amir Barati dhe pse e kërkon SHBA-ja?

Autoritetet amerikane i atribuojnë Baratit një rol në një operacion shumëvjeçar të hakimit të lidhur me Iranin.

20 August 2026, 22:44 Nga D.S
REL: Kush është Amir Barati dhe pse e kërkon SHBA-ja?
Amir Barati

MALI I ZI- Rasti i shtetasit iranian Amir Barati, i cili u arrestua në Kotor në qershor, ende nuk ka mbërritur në duart e Ministrinë e Drejtësisë të Malit të Zi, e cila do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij.

Autoritetet amerikane i atribuojnë Baratit një rol në një operacion shumëvjeçar të hakimit të lidhur me Iranin.

Radio Evropa e Lirë mëson se rasti ndodhet te gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, pas së cilës kolegji gjyqësor duhet të përcaktojë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradim, përkatësisht nëse çështja do t’i përcillet Ministrisë së Drejtësisë të Malit të Zi.

Ndërkohë, një aktakuzë e re amerikane zbulon hollësi të panjohura më parë për një grup prej 17 iranianësh, të cilët dyshohet se kanë kryer sulme masive kibernetike në dobi të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Nëse ekstradohet në SHBA, Barati mund të bëhet i pari nga 17 iranianët e akuzuar që do të përballej me drejtësinë amerikane.

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozhoviq, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se kolegji i Gjykatës së Lartë “me gjasë duhet ta shqyrtojë këtë rast gjatë këtyre ditëve”.

“Nëse ata konstatojnë se janë përmbushur kushtet dhe nëse nuk ka ankesë, atëherë lënda do të më përcillet mua, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë. Natyrisht, ne do ta marrim vendimin pasi ta vlerësojmë rastin”, tha Bozhoviq.

Ai shtoi se “interesi i SHBA-së ekziston dhe nuk ka asnjë dyshim se ata presin që ai të ekstradohet”.

“Por, para kësaj duhet ta shoh vendimin e gjykatës, pra derisa gjykata të vendosë dhe të konstatojë se janë përmbushur kushtet paraprake”.

Barati, sipas informacioneve të REL-it, mbërriti në Mal të Zi nga Turqia, shtetësinë e së cilës gjithashtu e ka, në qershor të vitit 2026. Pak pas mbërritjes, më 25 qershor, ai u arrestua në Kotor në një operacion të Policisë së Malit të Zi në bashkëpunim me Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI).

Policia e Malit të Zi tha atëbotë se kishte arrestuar një 39-vjeçar të kërkuar nga SHBA-ja për sulme të organizuara të hakimit, mashtrim kompjuterik dhe vjedhje identiteti, si dhe se ai lidhej me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Avokatja e Baratit, Millena Knezheviq, nuk ka mundur të japë më shumë hollësi për procesin e ekstradimit, e as për arsyet e ardhjes së tij në Mal të Zi.

SHBA-ja ia dërgoi zyrtarisht Malit të Zi kërkesën për ekstradimin e Baratit më 7 gusht.

I gjithë operacioni i sulmeve kibernetike, sipas aktakuzës amerikane, nisi rreth vitit 2013 me themelimin në Iran të kompanisë Mabna Institute.

Prokurorët pretendojnë se organizata drejtohej nga Gholamreza Rafatnejad dhe Ehsan Mohammadi dhe se ajo kishte ngritur një rrjet hakerësh dhe bashkëpunëtorësh, të cilët zhvillonin fushata të vjedhjes së të dhënave dhe të ndërhyrjeve të paautorizuara në sisteme kompjuterike për nevojat e institucioneve iraniane.

Sipas aktakuzës, Mabna Institute zhvilloi, të paktën nga viti 2013, një fushatë të koordinuar sulmesh kibernetike që kishte për shënjestër universitete, kompani dhe institucione shtetërore.

Në mesin e objektivave të fushatës, sipas autoriteteve amerikane, ishin edhe Departamenti amerikan i Punës, Komisioni Federal për Rregullimin e Energjisë (FERC), shtetet e Havait dhe Indianës, Departamenti i Arsimit i Indianës, Kombet e Bashkuara dhe UNICEF-i.

Aktakuza thotë se anëtarët e rrjetit, përmes vjedhjes së kredencialeve të punonjësve, tentuan të siguronin qasje në informacione konfidenciale të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare.

Sipas aktakuzës, hakerët shënjestruan edhe 144 universitete në Shtetet e Bashkuara, 178 universitete në shtete të tjera, të paktën 42 kompani amerikane dhe 11 kompani të huaja.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se gjatë operacionit u vodhën më shumë se 31 terabajt të dhëna akademike dhe pronë intelektuale, ndërsa llogaritë e komprometuara të universiteteve dhe informacionet e mbledhura u përdorën në dobi të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe institucioneve të tjera iraniane.

Metoda kryesore e grupit ishin email-et e llojit spear-phishing, të dërguara te profesorë dhe studiues, në të cilat sulmuesit paraqiteshin si sisteme bibliotekash ose ofrues të burimeve akademike.

Viktimat drejtoheshin më pas te faqe të rreme që të kyçeshin, të cilat mblidhnin kredencialet e tyre universitare.

Këto të dhëna më pas përdoreshin për qasje në bazat e të dhënave të bibliotekave, portalet kërkimore dhe llogaritë e email-it. Operacioni ishte sistematik dhe në shkallë të gjerë, ndërsa grupi mbante lista të përditësuara të profesorëve të synuar në qindra institucione, thuhet në aktakuzë.

Aktivitetet më pas u zgjeruan edhe ndaj kompanive private, agjencive shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare.

Sipas aktakuzës amerikane, dëmi i shkaktuar universiteteve vlerësohet në të paktën 3.4 miliardë dollarë.

Amir Barati nuk përshkruhet si një nga organizatorët e rrjetit, por si haker dhe bashkëpunëtor i Mabna Institute.

Emri i tij nuk ishte në mesin e nëntë personave të akuzuar në rastin fillestar të vitit 2018, por u shtua në aktakuzën e zgjeruar ndaj gjithsej 17 personave, e cila u bë publike në vitin 2026.

Në aktakuzë thuhet se Barati mori pjesë në përcjelljen e fushatave spear-phishing, në shkëmbimin e llogarive të komprometuara të përdoruesve, në hartimin e listave të objektivave të mundshëm, në vëzhgimin e rrjeteve kompjuterike dhe në krijimin e mesazheve të mashtrimit elektronik.

Prokuroria pretendon se njëri nga të akuzuarit, Arman Kahzadian, në qershor të vitit 2015 i kishte dërguar Baratit të dhënat e qasjes për llogari universitare të komprometuara, ndërsa një muaj më vonë edhe të dhënat për llogaritë e viktimave nga sektori privat.

Barati akuzohet për komplot për kryerjen e ndërhyrjeve kompjuterike, mashtrim elektronik, qasje të paautorizuar në kompjuterë për përfitim financiar dhe vjedhje të rëndë të identitetit. Ndryshe nga disa prej të akuzuarve të tjerë, ai nuk përmendet në pjesën e aktakuzës që lidhet me sulmet e mëvonshme, përfshirë sulmin kibernetik ndaj kompanisë amerikane mediatike HBO.

Për shkak të rolit të pretenduar në operacionet e hakimit, Departamenti amerikan i Thesarit e kishte futur qysh në vitin 2018 Mabna Institute dhe disa persona të lidhur me këtë rrjet në listën e subjekteve të sanksionuara.

Për Amir Baratin dihet pak nga aktakuza amerikane, ku ai përshkruhet si haker iranian dhe bashkëpunëtor i Mabna Institute.

Megjithatë, një hulumtim i medias Iran International thotë se ai është një prej emrave më të njohur të skenës iraniane të hakerëve dhe se, qysh në mesin e viteve 2000, dyshohet se kishte themeluar grupin e hakerëve Iran Black Hats Team, e më pas edhe Digital Boys Underground Team së bashku me Arman Kahzadianin, i cili gjithashtu është në mesin e të akuzuarve në rastin Mabna.

Sipas të njëjtit burim, Barati ka lindur më 1986 në Mashhad, në verilindje të Iranit, ndërsa në qarqet e hakerëve përdorte nofkën “Kinglet” apo “mbreti i vogël”.

Të dhënat e disponueshme nga baza e të dhënave gjyqësore iraniane tregojnë se ndaj Baratit ishte zhvilluar një procedurë më 2010, nën dyshimin për hakim të faqeve shtetërore në internet dhe të faqes së presidentit të atëhershëm iranian, si dhe nën akuzat për propagandë kundër Republikës Islamike të Iranit.

Rasti më pas u mbyll. Iran International shkruan se Barati, pas arrestimit, nisi të bashkëpunonte me strukturat iraniane të inteligjencës, duke iu referuar burimeve anonime, pretendimet e të cilave nuk ka mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Iran International gjithashtu thotë se Barati u largua nga Irani më 2021 dhe u zhvendos në Turqi, ku, sipas hulumtimit të këtij mediumi, mori shtetësinë turke. Këtë e ka konfirmuar edhe avokatja e tij në Mal të Zi.

Në të njëjtën ditë kur u bë publike aktakuza, Departamenti amerikan i Shtetit, përmes programit Rewards for Justice, ofroi shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që do të çonin në lokalizimin e pesë prej të akuzuarve në rastin Mabna.

Shpërblimi është ofruar për Behzad Mesri, Mojtaba Galekuhi, Arman Kahzadian, Keyvan Fayaz dhe Saber Shahbazi Ballojeh.

Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se programi kërkon informacione për persona të cilët, duke vepruar me urdhër ose nën kontrollin e një qeverie të huaj, marrin pjesë në aktivitete të caktuara keqdashëse kibernetike që shkelin ligjin amerikan./REL

amir barati shba mali i zi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin