8 January 2023, 21:00
Nga F.M
Spartak Dobi
TIRANË- Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rozeta Dobi, e cila është vënë në pranga bashkë me djalin pasi akuzohet se ka vjedhur mbi 120 mijë euro në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Në një rrëfim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Spartak Dobi shprehet me lot në sy se ai nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja. Ai shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë dhe se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij, Havier.
“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic,”- thotë Spartak Dobi.
Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.
spartak dobi vjedhje ne tirane havier dobi rozeta dobi
Aktualitet
8 January 2023, 20:43
Kapshticë
Kapshticë/Sqarim i Policisë Kufitare.
Pasditen e sotme, në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë k...
Aktualitet
8 January 2023, 20:40
F.M
Blindi
KRUJË- Grupe të policisë kriminale të Durrësit si edhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt&eu...
Aktualitet
8 January 2023, 20:12
Tiranë
TIRANË- Nuk ashtë vetëm varfëria e tejskajshme, por edhe modelet që serviren se paratë e shpejta mund të b&e...
Aktualitet
8 January 2023, 20:07
Domate
SHQIPËRI- Shqipëria shënoi rekord eksportesh bujqësore, sipas ministrisë së bujqësisë vendi ynë k...
Aktualitet
8 January 2023, 20:00
F.M
Pacientë
TIRANË- Në Urgjencën e Pediatrisë së QSUT-së ka fluks fëmijësh edhe për faktin së Qendrat S...
Aktualitet
8 January 2023, 19:47
F.M
Havier Dobi
TIRANË- Sekuestrimi i mbi 400 mijë eurove në shtëpinë ku jetonte pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, ka ard...
Aktualitet
8 January 2023, 19:39
F.M
Havier Dobi
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Rozeta Dobi (Rakipllari), pastruesja që akuzohet se k...
Aktualitet
8 January 2023, 19:05
F.M
Qytetari
KAPSHTICË- Mijëra qytetarë janë irrituar me mungesën e masave nga ana shqiptare dhe ajo greke, gjë që i lë...
Aktualitet
8 January 2023, 18:46
F.M
Ervis Martinaj
FUSHË KRUJË- Zona mes Fushë Krujës dhe Laçit është kthyer në fokusin e Policisë së Shtet...
Aktualitet
8 January 2023, 18:26
F.M
Foto Ilustruese
MALIQ- Një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar. Ngjarja raportohet të ketë n...