Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
CEREMONIA/ Pse Gledis Nano nuk u pa në kalimin e postit te Rrumbullaku?
Ai që dje përgëzohej, sot as nuk u ftua për mirësjellje në kalimin e detyrës.
8 September 2022, 09:33Nga a.b;f.g
Pamje nga ceremonia
TIRANË- Ditën e sotme u organizua ceremonia e marrjes së detyrës së Drejtorit të Ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut. I pranishëm ishte ministri i brendshëm Bledi Çuçi i cili mbajti dhe fjalimin e tij para të ftuarve mirëpo ai që mungoi ishte ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ndryshe nga 7 tetori i vitit 2021, ku Nano mori postin dhe u urua nga paraardhësi në detyrë, Ardi Veliu, sot ish-drejtori nuk u pa as krah ministrit dhe as në rreshtin e parë.
Ceremonia e vitit 2021
Nuk është shumë e çuditshme fakti që Nano nuk është ftuar në ceremoni pas shkarkimit, pasi qeveria vendosi që detyrën t'ja kalonte Tonin Vocajt që në këtë rast ka bërë edhe "rolin" e drejtorit të vjetër që kalon postin te drejtori i ri. Nano u largua me tensione dhe me një përplasje të fortë me ministrin Çuçi, por historia është "kokëfortë". Ai që dje përgëzohej, sot as nuk u ftua për mirësjellje në kalimin e detyrës.