5 February 2026, 19:26
Nga D.S
UÇK
Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) dhe avokati Arianti Koci. Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.
Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë. Ndërkaq, Koci tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00 të 5 shkurtit. Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestime të shtetasve të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi po përsëriten.
Koci kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë për këto arrestime, pa përjashtuar edhe masa politike, “përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”. “Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, shkroi ai.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë reaguar për këtë rast. Ende nuk dihet se nën çfarë pretendimesh është arrestuar Lozhani. Por, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla. Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./REL
kosove serbi serbia arreston një veteran të uÇk-së në kufirin me kroacinë i gjendet në xhep karta e anëtarësisë
Aktualitet
5 February 2026, 19:18
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR- Policia ka nisur proccedimin penal ndaj një 55-vjeçari , pasi tentoi të dilte nga Shqipër...
Aktualitet
5 February 2026, 18:39
E.d
BERAT- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 39-vjeçari në qytetin e Beratit. Kjo pasi, ai shiste ora kontrabandë dhe imitime ...
Aktualitet
5 February 2026, 18:26
D.S
Alfred Moisiu
TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, vijon të jetë i shtruar në spitalin “Nënë ...
Aktualitet
5 February 2026, 18:18
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar në Elbasan. Ai është arrestuar nga forcat bl...
Aktualitet
5 February 2026, 18:07
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 15-vjeçar në Kamëz. Ai është arrestuar nga forc...
Aktualitet
5 February 2026, 17:55
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bathore. Automjeti me drejtues një 40-vjeçar, ka h...
Aktualitet
5 February 2026, 17:39
D.S
Irena Gjoka
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Kërkesën n...
Aktualitet
5 February 2026, 17:39
Elton Qyno
Foto ilustruse
Teksa ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Henrik Hoxhaj, fliste para gjyqtarëve për plani...
Aktualitet
5 February 2026, 16:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë Musa Gjikola, Erj...
Aktualitet
5 February 2026, 16:27
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Ç...