7 December 2025, 12:48
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shantazhonte njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale, me anë të fotove të tyre personale. Gjatë një periudhe rreth dyjavore ai ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me persona të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale.
Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos publikoheshin. Policia ka dokumentuar dy raste mashtrimi, ku në njërën prej tyre i riu ka marrë në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Online Threat”, një aksion i përbashkët mes Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forcës së Posaçme Operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në hapësirën kibernetike. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave të mashtrimit dhe shantazhit përmes rrjeteve sociale.
Sipas hetimeve, i riu dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me shtetas të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale. Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos publikoheshin.
Policia ka dokumentuar dy raste mashtrimi, përfshirë një episod të datave 05.12.2025 dhe 06.12.2025, gjatë të cilave i arrestuari ka përfituar në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e mëtejshëm të hetimeve dhe veprimeve ligjore./Dosja.al
20-vjeçar tiranë policia
Aktualitet
7 December 2025, 12:42
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar sot dy persona në Durrës. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi nën ndikimin e lën...
Aktualitet
7 December 2025, 12:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Në pranga ka rënë Geraldo Zene...
Aktualitet
7 December 2025, 12:02
E.d
Foto ilustruse
Kthesa e Çakranit- Një aksident rrugor ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit”. Një...
Aktualitet
7 December 2025, 11:36
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Fabjel Toska, 37-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në qytetin e Beratit, është nisur drejt spita...
Aktualitet
7 December 2025, 11:10
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar, banues në Elbasan. Ai u arrestua nga forcat ...
Aktualitet
7 December 2025, 11:00
E.d
Emma Dakol
Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’...
Aktualitet
7 December 2025, 10:31
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit në qytetin e Beratit. Bëhet m...
Aktualitet
7 December 2025, 09:30
E.d
Foto ilustruse
BERAT- 37-vjeçari i cili u paraqit në spitalin e Beratit i plagosur më armë zjarri, nuk ka pranuar të dë...
Aktualitet
7 December 2025, 08:48
E.d
Folto ilustruse
BERAT- Një plagosje ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 37-vjeçar, banues në Berat është paraqit...
Aktualitet
7 December 2025, 07:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti p...