20 December 2025, 15:40
Nga Elton Qyno

Është rrahur keq në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes, ngjarje kjo e ndodhur në 30 korrik 2020 në Elbasan.
Sanxhaktari, është dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka ndëruar jetë disa vite më parë.
Lajmi për dhunimin fizik të Sanxhaktarit, konfirmohet nga burime pranë policisë së burgjeve, të cilët thanë për gazetarin Elton Qyno, se gjithçka ka ndodhur pak ditë më parë pas një sherri që nisi fillimisht mes Sanxhaktarit dhe disa gardianëve që shërbejnë brenda burgut dhe më pas në konflikt ka hyrë dhe Safet Bajri dhe miqtë e këtij të fundit, të cilët janë të izoluar në burgun e Reçit në Shkodër.
Sipas burimeve, i dënuari Sokol Sanxhaktari, ka nisur konfliktin me një nga gardianët e brendshëm të burgut, duke lëshuar fyerje të rënda ndaj tij.
Gardianët janë përpjekur ta neutralizojnë dhe qetësojnë por nuk ja kanë dalë dot. Në këtë konflikt ka ndërhyrë dhe Safet Bajri, që është izoluar në këtë burg nga SPAK, pasi e akuzën për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.
Mes Sokol Sanxhaktarit dhe Safet Bajrit, janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, ndaj të dyja palët janë përfshirë në përplasje fizike. Mësohet se në këtë sher kanë ndërhyrë dhe shokët e tjerë të Safet Bajrit, të cilët kanë rrahur Sokol Sanxhaktarin.
Sipas burimeve, sheri masiv ndodhi për shkak se të gjitha dyert e brendshme të dhomave në sektorin ku ka ndodhi përplasja fizike qëndrojnë të hapura, duke i lejuar akses të dënuarve dhe paraburgosurve të shkojnë në dhomat e njëri-tjetrit.
Pas rrahjes, Sokol Sanxhaktari është nxjerë nga sektori duke e akomoduar në një sector tjetër. Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit VIP që ndodhen të izoluar në burgjet Shqiptare, përfshihen në rrahje dhe përplasje massive të dhunshme./ Syri.Net
sokol sanxhaktari safet bajri
Aktualitet
20 December 2025, 15:11
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Disa automjete, të cilat ishin të parkuara ...
Aktualitet
20 December 2025, 14:58
E.d
Foto ilustruese
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit jan...
Aktualitet
20 December 2025, 14:51
E.d
Foto ilustruese
KORÇË- Policia ka kryer kontrolle në disa markete në Kolonjë, me qëllim ndalimin e tregtimit të k...
Aktualitet
20 December 2025, 14:27
D.S
Policia Kukës
KUKËS- Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, banues në fshatin Mamëz të Kukësit...
Aktualitet
20 December 2025, 13:40
D.S
Kalimash- Morinë
KUKËS- Policia Rrugore e Kukësit, ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar, qytetarët që lëvizin n&e...
Aktualitet
20 December 2025, 13:37
E. D
pamje nga sherri
SHKODËR- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes adoleshentëve në Shkodër. Bëhet me dije se nx&eum...
Aktualitet
20 December 2025, 11:38
E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia ka zbardhur ngjarja e ndodhur tre javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërthe...
Aktualitet
20 December 2025, 11:03
D.S
Interpol
SERBI- Një 23-vjeçare e shpallur në kerkim nga Interpoli që nga viti 2021, është arrestuar në Serbi. Rin...
Aktualitet
20 December 2025, 10:46
D.S
Porti i Vlorës
VLORË- Në prag të festave të fundvitit, numri i ardhjes së emigrantëve përmes portit të Brindis...
Aktualitet
20 December 2025, 10:45
E. D
Domeniko Cibaku
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë ku në pranga u vu 23-vjeçari nga Dibra. B&...