Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Shesim kryeministrin 2 metra traull i gjatë"/ Qytetarët me mesazhe të forta në protestë: Shqiptari nuk trembet as nga pushteti as nga...
Në duar ata mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme ku shkruhet "Oligarkët pasurohen, shqiptarët largohen" dhe "Shqiptari nuk trembet as nga pushteti".
3 June 2026, 18:56Nga E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët kanë përciellë mesazhe të forta në protestën e kësaj rradhe, e cila po zhvillohet në Tiranë. Në duar ata mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme ku shkruhet "Oligarkët pasurohen, shqiptarët largohen" dhe "Shqiptari nuk trembet as nga pushteti".
Qytetarët kanë organizuar tre protesta deri në këto momente, kundër investimeve në Zvërnec, Rrjoll dhe Durrës. Ata kanë zgjedhur që kjo protestë mos të ketë asnjë nuancë politike, pasi në thirrjet e tyre dëgjohej mesazhi "Rama në burg, Berisha në burg".
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë./Dosja.al