28 July 2026, 20:59
Nga E. D
Ermal Beqiraj
TIRANË- Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e AKSHI-t është ndaluar në Francë. Beqiri u ndalua pas një incidenti ajror pranë centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Avioni i vogël që ai drejtonte kaloi mbi zonën e mbrojtur të centralit, duke bërë që autoritetet franceze ta shoqëronin me një mjet të Forcave Ajrore deri në aeroportin e Albertit në rajonin e Somme.
Konkretisht, avioni me të cilin po fluturonte Beqiri ishte në një lartësi prej afërsisht 1,200 metrash, por papritmas ai uli avionin në një lartësi nën limitin ligjor për fluturimin mbi vende të ndjeshme. Pas uljes, biznesmeni u ndalua menjëherë nga policia. Gjatë kontrollit, policia i gjeti biznesmenit tre pajisje gjurmimi “AirTag” të fshehura në veshje, ndërsa hetuesit po verifikojnë rrethanat e incidentit dhe nëse ai mund të ketë vepruar nën ndikimin e një personi tjetër.
Beqiraj pretendoi se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën. Si pasojë, ai u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ndaj Beqirajt, Gjykata e Posaçme kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.
Beqiraj akuzohet për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete. Objektet e sekuestruara të tij janë: Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë; Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë; Ndërtesa dhe truall nr. 5/3; Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë Apartament në Golem, Kavajë; Mjet lundrues Yacht “Skyfall”; Subjekti “S.S” sh.p.k.; Subjekti “H” sh.p.k.; Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”; Automjete dhe motomjete sipas regjistrave; Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al
ermal beqiraj akshi france spak gjkko
Aktualitet
28 July 2026, 20:57
E. D
TIRANË- Një protestues gjatë fjalimit tij në protestën para Kryeministrisë iu drejtuar kryeministrit Edi Rama me thirrje pë...
Aktualitet
28 July 2026, 20:54
E. D
TIRANË- Një protestuese ka cituar pjesë nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e lidhur atë me akuzat e protestue...
Aktualitet
28 July 2026, 20:36
E. D
foto ilustruese
PUKË- Një konflikt ka ndodhur mes dy familjeve mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Dedaj të Pukës....
Aktualitet
28 July 2026, 20:27
E. D
Nënë Liza
TIRANË- Nënë Liza, duke folur në protestën e 59 para Kryeministrisë u bëri thirrje Kryemin...
Aktualitet
28 July 2026, 20:19
E. D
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje në protestën e 59 për dënimin e akteve të dhunës në protest&eum...
Aktualitet
28 July 2026, 20:06
E. D
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se Rama nuk është më kryeministër në sytë e popullit pasi ka prerë n&eum...
Aktualitet
28 July 2026, 19:58
E. D
pamjet
TIRANË- Pas grumbullimit të tyre në Sheshin Skënderbej, protestuesit po marshojnë drejt godinës së Kryemini...
Aktualitet
28 July 2026, 19:55
E. D
protestuesi
TIRANË- Një protestues ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka një “kontratë me 800 mij&...
Aktualitet
28 July 2026, 19:47
E. D
Nënë Liza
TIRANË- Nënë Liza, të cilës iu shembën shtëpitë disa vite më parë te “5 Maji&rd...
Aktualitet
28 July 2026, 19:35
E. D
TIRANË- Sot mbahet protesta e 59 radhazi kundër qeverisë Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, dh...