28 July 2026, 21:27
Nga E. D

FRANCË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i biznesmenit Ermal Beqiri në Francë. Sipas mediave franceze, Beqiri u ndalua pas një incidenti ajror pranë centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Lejdd.fr shkruan se avioni i vogël që ai drejtonte kaloi mbi zonën e mbrojtur të centralit, duke bërë që autoritetet franceze ta shoqëronin me një mjet të Forcave Ajrore deri në aeroportin e Albertit në rajonin e Somme.
Konkretisht, avioni me të cilin po fluturonte Beqiri ishte në një lartësi prej afërsisht 1,200 metrash, por papritmas ai uli avionin në një lartësi nën limitin ligjor për fluturimin mbi vende të ndjeshme. Pas uljes, Beqiri u ndalua menjëherë nga policia. Më tej, mediat franceze shkruajnë se Ermal B. ishte i njohur më herët nga drejtësia franceze dhe shqiptare për çështje që lidhen me mashtrime financiare, mashtrim të organizuar dhe aktivitete të paligjshme kibernetike.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pajisje gjurmimi “AirTag” të fshehura në veshje, ndërsa hetuesit po verifikojnë rrethanat e incidentit dhe nëse ai mund të ketë vepruar nën ndikimin e një personi tjetër. Beqiri pretendoi se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën.
Ai u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin drejt Shqipërisë./Dosja.al
ermal beqiri france
Aktualitet
28 July 2026, 21:18
E. D
TIRANË- Një qytetar, duke folur nga protesta ka bërë thirrje për përbashkim të shqiptarëve. Ai tha se nëse nuk rr...
Aktualitet
28 July 2026, 20:59
E. D
Ermal Beqiraj
TIRANË- Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e AKSHI-t &eu...
Aktualitet
28 July 2026, 20:57
E. D
TIRANË- Një protestues gjatë fjalimit tij në protestën para Kryeministrisë iu drejtuar kryeministrit Edi Rama me thirrje pë...
Aktualitet
28 July 2026, 20:54
E. D
TIRANË- Një protestuese ka cituar pjesë nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e lidhur atë me akuzat e protestue...
Aktualitet
28 July 2026, 20:36
E. D
foto ilustruese
PUKË- Një konflikt ka ndodhur mes dy familjeve mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Dedaj të Pukës....
Aktualitet
28 July 2026, 20:27
E. D
Nënë Liza
TIRANË- Nënë Liza, duke folur në protestën e 59 para Kryeministrisë u bëri thirrje Kryemin...
Aktualitet
28 July 2026, 20:19
E. D
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje në protestën e 59 për dënimin e akteve të dhunës në protest&eum...
Aktualitet
28 July 2026, 20:06
E. D
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se Rama nuk është më kryeministër në sytë e popullit pasi ka prerë n&eum...
Aktualitet
28 July 2026, 19:58
E. D
pamjet
TIRANË- Pas grumbullimit të tyre në Sheshin Skënderbej, protestuesit po marshojnë drejt godinës së Kryemini...
Aktualitet
28 July 2026, 19:55
E. D
protestuesi
TIRANË- Një protestues ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka një “kontratë me 800 mij&...