Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo tha se protestat janë krijuese, gjenerojnë ide dhe projekte.
TIRANA- Protestat qytetare kanë hyrë në ditën e 66-të, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj dhe figurat publike që e kanë mbështetur. Gjatë podcast-it Service95 Book Club, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa zhvilloj një intervistë me shkrimtaren Lea Ypi. Gjatë bisedës ata u ndalën edhe tek protestat qytetare që kanë mbërthyer vendin prej më shumë se dy muajsh.
Lea Ypi shprehet se demokracia duhet parë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës. Ajo tha se protestat janë krijuese, gjenerojnë ide dhe projekte.
Më tej, ajo i ka cilësuar protestat si frymëzuese, ndërsa ka shtuar se mund të shërbejnë si shembull se si vendet e tjera duhet t’u përgjigjen elitave të tyre dhe t’i përgjigjen kësaj kapjeje oligarkike të politikës.
Dua Lipa: Do të doja t’ua kaloja fjalën në këtë moment lexuesve të Service95, sepse kam disa pyetje nga ata për të ndarë. Kjo pyetje lidhet me protestat “Shqipëria nuk shitet”, dhe thotë: “Si mund të shmangim lodhjen nga protestat?” – Cassidy
Lea Ypi: Mendoj se është e rëndësishme ta shohim demokracinë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës, dhe jo ta reduktojmë demokracinë thjesht në pjesëmarrje në zgjedhje, jo ta reduktojmë te elitat ekzistuese, dhe të mos mendojmë se e kemi kryer detyrën thjesht në atë ditë kur kemi shkuar dhe kemi zgjedhur një përfaqësues në vend të një tjetri. Dhe të kuptojmë se në këto raste, protestat mund të jenë gjithashtu krijuese. Ato mund të gjenerojnë ide, mund të gjenerojnë projekte, dhe…
Dua Lipa: Po.
Lea Ypi: Për mua, është shumë përcaktuese t’i përmbahemi kësaj dhe të mos i dorëzohemi apatisë e cinizmit. Dhe këtu, në fillim, njerëzit po këndonin, po kërcenin dhe po u shpërndanin lule policisë, kështu që ishte thjesht një mënyrë vërtet ndryshe për të bërë një protestë…
Dua Lipa: Po, për të protestuar.
Lea Ypi: …të cilën e ndjeva se ishte vërtet frymëzuese dhe mund të shërbente si shembull se si vendet e tjera duhet t’u përgjigjen elitave të tyre dhe t’i përgjigjen kësaj kapjeje oligarkike të politikës./Dosja.al
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun teknik, Agron Bajrami, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të sigurohet që Serbia të zba...
Foto ilustruese TIRANË- Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhduesh&eum...
Valon Bela TIRANË- Valon Bela, i cili u shpall “non grata” nga Ministria e Brendshme për veprime në dëm të ...
Prokuroria e Posaçme TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas raportimeve në media për një kallëzim pe...
Zjarri në Prrenjas PRRENJAS- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Bashkinë e Prrenjasit. Zjarri...
Pamje nga vendngjarja FUSHË-ARRËZ- Aleks Uka, i cili u aksidentua ditën e sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Baj...
Pamje CËRRIK- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një 22-vjeçar është shpallur në...
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni në Sarandë, ku në pranga u vunë Sidorel Moriseni 32 vje&cced...
SARANDË- Dy personat në foto janë Sidorel Moriseni, 32 vjeç dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, autorë të atentatit të ...
Zjarri në Riban MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në zonën ...