LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria pa porte"/ Berisha: Korrupsioni ka asgjësuar portin e Durrësit dhe ka rritur koston e jetesës

Gjatë një tryeze me departamentin “Brain Gain” për Portin e Durrësit, ai u shpreh se vendi është pothuaj pa porte dhe se kjo situatë ka ndikuar negativisht në ekonominë e qytetarëve.

24 April 2026, 19:30 Nga D.S

"Shqipëria pa porte"/ Berisha: Korrupsioni ka asgjësuar

TIRANË- 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po përballet me një problem të madh strategjik për shkak të degradimit dhe mosfunksionimit të porteve në vend.

Gjatë një tryeze me departamentin “Brain Gain” për Portin e Durrësit, ai u shpreh se vendi është pothuaj pa porte dhe se kjo situatë ka ndikuar negativisht në ekonominë e qytetarëve.

Berisha tha se mbyllja ose dobësimi i porteve ka rritur varësinë nga portet e rajonit, duke rënduar çmimet për konsumatorët shqiptarë.

FJALA E BERISHËS:

"Edhe njëherë, dua t’ju falënderoj ju, departamentin tuaj dhe të gjithë pjesëmarrësit. 

Paraqitet sot një problem shumë themelor për vendin, për kombin, me një rëndësi strategjike të jashtëzakonshme. Kur mendon potencialin që i ofron pozita gjeografike, por për hir të së vërtetës, e pazgjidhshme te rruga e kombit. 

Dhe shikon Shqipërinë me 400 e sa kilometra breg, brigje deti, pa porte, të duket një Shqipëri e gjymtuar realisht, sepse në fakt, de facto portet kanë, janë zhdukur pothuaj.

Janë zhdukur pothuaj. Nuk funksionojnë më. 
Portet një nga një, gjer tek bastioni i fundit që është te Durrësi, i gllabëroi korrupsioni. Kushdo mund të thotë një politikë anti-shqiptare dhe, por sot Shqipëria është pothuaj pa porte.

Por ky moment apo ky zhvillim ka një impakt të madh negativ jo vetëm në qytetet ku ishin portet, por ka një impakt shumë negativ për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në qoftë se sot në dyqanet e Shqipërisë mallrat janë me çmim më të shtrenjtë se në dyqanet e Italisë, apo Greqisë po e po, apo vendeve të tjera, në qoftë se sot Shqipëria ka pësuar rritjen më të madhe të çmimeve se çdo vend tjetër, aksionerë në të gjithë këtë zhvillim janë goditja e porteve dhe transportit.

Mallrat që hynin në jug nga Vlora, tani duhet të vijnë nga Tivari apo nga portet e Greqisë dhe qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë koston e transportit të tyre. Po kështu mallrat e Durrësit, Durrësi që ishte në pozicionin më strategjik për vendin, në zonën më të populluar dhe me radhë. Pra, një politikë që godet direkt xhepat, buxhetin familjar të çdo shqiptari. Por kjo është një politikë frenuese e zhvillimit të vendit.

Për aq peshë sa ç’ka transporti, sa ç’kanë portet si nyje, si promotor të zhvillimit të një vendi. Imagjinoni ju, kemi që kur ëndrra e Dubait të 1001 netëve lindi, flitet vetëm për marina, paçka se ne e kishim në Durrës territorin e përcaktuar ku do ndërtohej. 

Vërtet Durrësit i mungonte një marinë. Dhe vërtet Durrësi duhet të kishte një marinë. Dhe qeveria kishte përcaktuar territorin ku do ndërtohej marina e Durrësit. Dhe qeveria kishte kontraktuar koncesionarin që do ndërtonte marinën e Durrësit.

Por që, pas largimit nga pushteti, Edi Rama i kërkon, siç është i regjistruar në telefon Ylli Ndroqit, t’i thotë koncesionarit se do 10 milionë euro për të dhënë lejen e fillimit të punimeve. Edhe Ylli Ndroqi i thotë: jo, unë këtë nuk ja them, se kjo është një shumë që unë nuk mund t’ia them atij. Dhe në fakt ai ishte, ky po humbiste, por një akt të tillë nuk pranonte ta bënte.
Dhe kështu u përmbys projekti, u përmbys dhe u kalua tani në bllok, në asgjësimin e portit të Durrësit.",tha Berisha./Dosja.al

berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin