24 April 2026, 19:12
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministria e Jashtme ka reaguar pas publikimit të mesazheve nga deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ku pretendohej se ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, shprehet në mënyrë ofenduese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Përmes një reagimi zyrtar, zëdhënësi i MEPJ, Alteo Hysi, ka deklaruar se mesazhet janë të pavërteta dhe të fabrikuara.
Hysi theksoi se pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend. Në fund, ai tha se ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim.
“Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta. Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është i paqenë. Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre. Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhet në reagim./Dosja.al
ministria e jashtme alteo hysi ferit hoxha
Politike
24 April 2026, 18:56
E.d
Lefter Koka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të rikthehet në qeli, ndo...
Politike
24 April 2026, 18:32
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas mesazheve të publikuara nga deputeti demokrat, Belind Kë...
Politike
24 April 2026, 18:06
E.d
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh nga ministri i J...
Politike
24 April 2026, 17:13
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian për strategjinë ndaj Rusisë. Sipas tij, Europa p...
Politike
24 April 2026, 16:59
D.S
Ilir Beqaj
TIRANË- Ermal Yzeiraj avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt ka publikuar një letër ...
Politike
24 April 2026, 17:00
E.d
Foto nga takimi
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar ditën e sotme me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew&nb...
Politike
24 April 2026, 16:18
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokatët e Erjon Veliajt kanë reaguar pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Apelit. Për...
Politike
24 April 2026, 15:05
E.d
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti
Në Ballkanin Perëndimor, lidershipi përcaktohet më pa...
Politike
24 April 2026, 14:56
E.d
Foto ilustruse
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë bërë nderime në një seancë përkujtimore të pre...
Politike
24 April 2026, 14:53
E. D
Gjatë Forumit Ekonomik të Delfit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin e diskutimit &...