12 October 2026, 18:51
Nga G.M
foto ilustruese
ITALI- Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova, pasi tentoi ti shmangej një kontrolli policor dhe u përfshi në një ndjekje të rrezikshme në rrugët e qytetit, duke rrezikuar sigurinë e efektivëve. Mësohet se, ngjarja ndodhi në orët e para të kësaj të hëne, kur drejtuesi i një automjeti tip 'Ford Focus' nuk iu bind urdhrit të karabinierëve për të ndaluar.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ai vijoi lëvizjen me shpejtësi, duke kaluar në disa segmente në sens të kundërt dhe duke hipur në trotuare, ndërsa ndjekja u shtri në disa zona të Padovës. Kontrollet e mëvonshme treguan se 57-vjeçari drejtonte automjetin me një nivel alkooli prej 2,2 gramësh për litër gjak, teksa në çantën e tij u gjet edhe një kaçavidë.
Ndjekja përfundoi në rrugën Guasti, pas ndërhyrjes së përbashkët të karabinierëve dhe policisë. Gjatë operacionit, njëri prej pasagjerëve, kundërshtoi efektivët dhe goditi një prej tyre në kraharor. Ai u procedua nga autoritetet, ndërsa pasagjeri i tretë, një shtetas rumun, u procedua për dehje të dukshme në publik. Shqiptari u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe ndaj tij janë ndërmarrë po ashtu procedura për të vlerësuar revokimin e lejes së qëndrimit në Itali, ndërsa autoritetet kanë marrë parasysh edhe precedentët e tij të mëparshëm./Dosja.al
itali karabinieret
Aktualitet
12 October 2026, 18:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Reforma e re Territoriale, e cila u votua në Kuvend dhe parashikon shkrirjen e disa bashkive është vën...
Aktualitet
12 October 2026, 18:40
E.d
GJKKO
TIRANË- Bojkoti i avokatëve mbrojtës për shkak të rregullores që ndalon telefonat celularë në sallat e g...
Aktualitet
12 October 2026, 18:04
E.d
Pamje
ELBASAN- Një grabitje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku disa persona të maskuar si ...
Aktualitet
12 October 2026, 17:56
E.d
Vangjel Dule dhe Lorena Goxhobelli
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli,...
Aktualitet
12 October 2026, 17:29
G.M
Kostas Gjolekas gjatë vizitës
KORÇË- Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, përgjegjës për Maqedo...
Aktualitet
12 October 2026, 17:32
Elton Qyno
Stiljan Pasho
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cil...
Aktualitet
12 October 2026, 17:24
G.M
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj nj&...
Aktualitet
12 October 2026, 17:16
E.d
Pamje
ELBASAN- Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve ...
Aktualitet
12 October 2026, 17:10
E.d
Pamje
VLORË- Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke k...
Aktualitet
12 October 2026, 17:00
E.d
Pamje
“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”
Kjo është frika që Ymer Meholli ...