18 June 2022, 08:26
Nga d.a
Policia italiane
ITALI- Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare u zbulua nga agjentë të Policisë Vendore të Pizës, duke drejtuar një makinë pa një siguracion prej tre vitesh dhe pa patentë prej 16 vitesh.
Sipas mediave vendase, shqiptari për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë dhe pa siguracion rrezikon deri në 45 mijë euro gjobë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 16 qershorit ku disa agjentë të Policisë Lokale të qytetit Pisan ishin gati të ndalonin dy persona në bordin e një makine ku 37-vjeçari për të evituar kontrollin ka parkuar makinën disa metra më parë dhe së bashku me pasagjerin kanë zbritur nga makina duke ecur me shpejtësi në drejtim të kundërt.
Megjithatë, ky qëndrim tërhoqi vëmendjen e agjentëve që i arritën dhe i ndaluan për kontroll, shqiptari i tha agjentëve se kishte patentë shoferi, por se e kishte harruar atë, si dhe të gjitha dokumentet në lidhje me makinën. Të pa bindur nga shpjegimi i tij, agjentët zhvilluan kontrolle në terminalin e tyre.
Përpara se të vinin rezultatet, burri më në fund vendosi të rrëfehej ku tha se prej disa kohësh nuk dispononte më asnjë lloj dokumenti, përveç lejes së tij të qëndrimit, ku dhe atë nuk e kishte rinovuar që prej 2006 për shkak të disa dënimeve të mëparshme.
Agjentët më pas thirrën një kamion tërheqës për të marrë makinën dhe e dënuan shoferin me një dënim administrativ nga 5100 deri në 30599 euro për ngarje pa patentë dhe një tjetër nga 1984 deri në 7937 euro për qarkullim të paligjshëm me një mjet tashmë të sekuestruar. Kësaj i shtohet edhe recidivizmi për drejtimin e një mjeti pa mbulim sigurimi, me pasojë dyfishimin e gjobës, të barabartë me një shumë që varion nga 1732 deri në 6928 euro.
policia italiane gjobitet shqiptari ne itali
Aktualitet
18 June 2022, 07:30
d.a
TIRANË- Deri në orët e mesditës vendi ynë do të ketë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit ...
Aktualitet
18 June 2022, 00:02
F.M
Gentjan Mata dhe Franc Malo
PERU- Grupet kriminale shqiptare kanë nisur të zhvendosen nga Ekuadori në Peru pas përplasjeve të shu...
Aktualitet
18 June 2022, 00:00
F.M
Blerim Kola
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Blerim Kola, 24-vjeçari që u vra një dit&...
Aktualitet
17 June 2022, 23:57
F.M
Lulash Qepuri
SHKODËR- Policia ka nisur marrjen në pyetje të shumë personave për vrasjen e Lulash Qepurit, ngjarje ndodhur një...
Aktualitet
17 June 2022, 23:41
F.M
Adrola Dushi dhe Capital T
TIRANË- Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T ka dekaruar se me modelen Adrola Dushi ka një miqësi të mi...
Aktualitet
17 June 2022, 23:33
F.M
Vendi ku iu bë atentat Arben Bekteshit
ELBASAN- Historia që përfundoi sot me një atentat në Elbasan ka nisur 3 javë më ...
Aktualitet
17 June 2022, 22:48
F.M
Prokuroria e Durrësit
DURRËS- Asjan Buçeza alias Hasan Buceza është një prej katër personave që kishin n&...
Aktualitet
17 June 2022, 23:21
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria është vendi i dhjetë në botë për sa i përket çmimit të lartë...
Aktualitet
17 June 2022, 23:17
I.A
Qeveria e Kosoves
KOSOVË- Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dh...
Aktualitet
17 June 2022, 22:50
Emin Musai
ELBASAN- Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për rastin e zotit Emin Musai, i cili në periudhën 20...