Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg: A keni dëgjuar që bëhen protesta në Shqipëri (VIDEO)
Qytetarët sapo shohin grupin e deputetëve të ulur u afrohen duke i përshëndetur dhe në momentin që Balla e kupton që ata po filmoheshin tenton të fshehë letrat që mbante në duar.
9 July 2026, 12:25Nga E. D
grupi i deputeteve socialiste ne straburg
STRASBURG- Disa qytetarë kanë kapur “mat” një grup deputetësh të Partisë Socialiste, duke luajtur me letra dhe duke pirë birra në Strasburg. Siç shihet edhe në pamje, në tavolinë ndodheshin Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetët Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Evis Kushi.
Qytetarët sapo shohin grupin e deputetëve të ulur u afrohen duke i përshëndetur dhe në momentin që Balla e kupton që ata po filmoheshin tenton të fshehë letrat që mbante në duar. Qytetarët e pyesin Ballën nëse ka dëgjuar që në Shqipëri po bëhet protesta për largimin e tyre, ndërkohë që këta luajnë murlan në Strasburg. Në fund, qytetarët në shenjë revolte dhe proteste këndojnë refrenin e protestës “Rama në burg, Balla në burg”.
Pjesë nga biseda:
Qytetarja: Mirëmbrëma, përshëndetje si jeni mirë?
Balla: Po na filmon?
Balla: Po na filmon?
Qytetarja: Po patjetër, ne na ka marrë malli t’ju shikojmë, t’ju pyesim si jeni, çfarë po bëni në Shqipëri.
Qytetari: Po losni me letra po kënaqeni
Qytetarja: Çfarë po bëni për Shqipërinë, ku jetoni? Sa po ju shkon nata, duam ta dimë dhe ne
Qytetari: A keni dëgjuar ndonjëherë që bëhet një protestë në Shqipëri apo…?!
Qytetarja: Po si nuk ju vjen trup, se këtu jeni përballë (dikush dëgjohet që i thotë t’ju vijë zor)
Qytetarja: Të më vijë mua zor?!
Qytetari: Paguani ju me taksat tona
Qytetarja: Tja këndojmë atë këngën, Rama në burg, Balla në burg./Dosja.al