9 July 2026, 09:10
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në vlerë të përgjithshme prej 206 milionë eurove. Në një postim në Facebook, Kurti tha se BE-ja njoftoi zyrtarisht vendin se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.
Gjithashtu, sipas tij, janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro. Megjithatë, para se Kosova të fillojë t’i pranojë këto të holla, nevojitet miratimi i tyre nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjes financiare nga Kuvendi i Kosovës.
Kosova nuk ka Kuvend funksional, por ai pritet të konstituohet në ditët në vijim, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Kurti shpjegoi se fondet prej 180.5 milionë eurove do të mbështesin fushat prioritare për Kosovë, si mjedisi dhe klima, energjia, menaxhimi i kufijve dhe migrimi, konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi, qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE-në, si dhe sundimi i ligjit.
“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, tha Kurti.
Ndërkohë, nga tri grante nga WBIF-ja, në vlerë totale prej 25.9 milionë euro, investime do të ketë në hidrosistemi Ibër-Lepenc, në autostrada Qafë e Duhlës–Banullë, dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë në bashkëpunim me BERZH-in, sipas Kurtit. Kosova ka filluar të përfitojë nga ndihma e Bashkimit Evropian në kuadër të IPA-së që nga viti 2007. Që atëherë, deri në fund të vitit 2022, Kosovës i janë dhënë gjithsej 1.21 miliardë euro përmes programeve IPA I dhe IPA II.
albin kurti
Politike
9 July 2026, 08:10
E. D
TIRANË- Prestigjozia britanike The Guardian e ka cilësuar protestën në vendin tonë, si shpërthimin më të madh t&e...
Politike
8 July 2026, 22:55
D.S
MAQEDONI- Lëvizja VLEN ka reaguar ashpër pas një incidenti të ndodhur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku tre p&...
Politike
8 July 2026, 22:49
E.d
Adnan Azizi
TIRANË- Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi ka reaguar pas ndalimit të tij në një...
Politike
8 July 2026, 22:47
E.d
Foto ilustruse
Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raporton TV21. B&eum...
Politike
8 July 2026, 22:38
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportimeve për trajtim denigru...
Politike
8 July 2026, 19:46
D.S
Sali Berisha
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e ...
Politike
8 July 2026, 18:56
E.d
Blendi Gonxhja
TIRANË- Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e këngëtarit me fam...
Politike
8 July 2026, 18:29
D.S
Balla- Bardhi
BRUKSEL- Diskutimi lidhur me projektet në zonën e Zvërnecit është zhvendosur sot në ambientet e Parl...
Politike
8 July 2026, 18:26
E.d
Pamje
STRASBURG- Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive t...
Politike
8 July 2026, 17:51
D.S
Edi Rama
TURQI- Mediat sociale patën një ditë të mbarë duke tallur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...