Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas informacionit nga Ministria e Mbrojtjes vatrat aktive janë evidentuar në Dajt në Tiranë, si dhe në Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë në qarkun Dibër.
TIRANË- 11 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera mbahen nën mbikëqyrje. Sipas informacionit nga Ministria e Mbrojtjes vatrat aktive janë evidentuar në Dajt në Tiranë, si dhe në Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë në qarkun Dibër. Një tjetër vatër aktive është raportuar në Rrilë, në qarkun Lezhë.
Sipas autoriteteve, asnjë prej vatrave nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Situata më e rënduar paraqitet në Sllatinë, ku janë angazhuar 91 forca, ndërsa në Vajkal operojnë 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
Njoftimi i Plotë:
Sipas informacionit operacional të përditësuar më 30.08.2026, ora 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje. Vatrat aktive evidentohen në Dajt – Tiranë; Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë – qarku Dibër; si dhe Rrilë – qarku Lezhë. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Situata me angazhimin më të konsiderueshëm paraqitet në Sllatinë, ku operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së. Në Lundre, Mat, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit në masivin pyjor të favorizuar nga era, është angazhuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
Në Ballenjë, Martanesh, zjarri është në një zonë të mbrojtur dhe ndërhyrja vështirësohet nga terreni. Në total, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 173 forca operacionale, 16 automjete zjarrfikëse, 50 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
Vatrat në Qafë të Helmës, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
Flora Rrecaj KOSOVË- Një park i gjerë me lodra e gjelbërim, në qendrën e qytetit të Skenderajt, është bër...
Kurti KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës i kanë përsëritur thirrjet për trysni ndërkombëtare n...
Policia e Korces KORÇË- Ramadan dhe Xhon Hasani, dy vëllezër 32 dhe 28 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Korç&eum...
Makina TIRANË- Italiani 35-vjeçar Angelo Esposito ka refuzuar të japë deklarime për policinë, pas arrestimit për vjedh...
Zjarret TIRANË- 26 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 4 prej tyre ...
Foto nga arrestimi Një italian u arrestua në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe Policisë Rrugore, pasi vodhi një m...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për...
Foto Ilustruese Financimi nëpërmjet kredisë bankare vijon të financojë një pjesë të madhe të shitjeve të ...
Termet HIMARË- Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 është regjistruar gjatë orëve të natës në ...
Moti TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore t...