24 October 2025, 16:26
Nga M.L
Sonila Bejtja
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025. Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka konstatuar se mandati i gjyqtares Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025, duke urdhëruar njëkohësisht njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Ky vendim hap rrugën për plotësimin e një vendi vakant në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin procedurat pritet të nisin nga Presidenti i Republikës. Sipas parashikimeve ligjore, Kreu i Shtetit do të shpallë garën për zëvendësimin e gjyqtares Bejtja, duke ndjekur procedurat përkatëse të përzgjedhjes dhe emërimit.
Vetëm një javë më parë, më 16 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese kishte dhënë vendimin që i jepte të drejtë Presidentit Begaj në interpretimin se mandati i gjyqtares Bejtja kishte përfunduar, duke i hapur rrugë procesit të shpalljes së vakancës dhe njoftimit të institucioneve përkatëse.
Njoftimi:
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Nr. 1/1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025
Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. 24.10.2025 -Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025.
-Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës.
-Njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë./ Dosja.al

sonila bejtja bajram begaj gjykata kushtetuese
Aktualitet
24 October 2025, 16:21
E.d
Michele D’Angelo
FIER - Michele D’Angelo, profesori italian i biologjisë, është liruar pas 75 ditëve paraburgimi n&eum...
Aktualitet
24 October 2025, 15:55
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Policia angleze ka arrestuar një shqiptar, i cili shiste kokainë në zona të ndryshme të Anglisë. I arre...
Aktualitet
24 October 2025, 15:00
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar sot pesë persona në Shkodër. Pesë të arrestuarit 30, 36, 29, 36 dhe 23 v...
Aktualitet
24 October 2025, 14:37
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se ...
Aktualitet
24 October 2025, 13:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar sot tre persona në Tiranë. Tre të arrestuarit 28, 38 dhe 24 vjeç kanë ushtruar ...
Aktualitet
24 October 2025, 13:26
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar sot pronarin e një lokali në lagjen 13 Plazh në Durrës. Pronari 32-vjeçar...
Aktualitet
24 October 2025, 13:08
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Polica ka bllokuar sot në Portin e Durrësit qindra veshje të markave ndërkombëtare, të cilat ishi...
Aktualitet
24 October 2025, 12:24
E. D
Juxhin Koka
TIRANË- GJKKO i ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" Juxhin Kokës, i cili u ekstradua sot nga Spanja. ...
Aktualitet
24 October 2025, 11:56
E. D
Lefter Koka
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia. Ish-min...
Aktualitet
24 October 2025, 11:49
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurt...