Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
SPAK godet grupin kriminal në Fushë-Krujë! U lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej tyre u ekzekutuan, 4 ende në kërkim
Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar. Tre persona, të cilëve iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë, ndodhen aktualisht në burg, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
10 December 2025, 10:34Nga M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në Fushë-Krujë, duke goditur grupin e strukturuar kriminal "Rraja" të akuzuar për trafik droge që nga viti 2020.
Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar. Tre persona, të cilëve iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë, ndodhen aktualisht në burg, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
7 personat e arrestuar:
Marvin Bushati Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani Sokol Qaja Gazmir Rraja Përparim Rraja Rexhep Rraja Zamir Aliaj
Në burg ndodhen: Islam Sefa Aldo Gjini Jani Çavo
Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.