LIVE UPDATES
Aktualitet

Mega-operacioni në Spanjë/Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura në kuti këpucësh, arrestohen dy vëllezër të dyshuar për lidhje me mafien shqiptare

Në kuadër të operacionit, në La Rioja të Spanjës janë arrestuar dy vëllezër, të cilëve autoritetet u gjetën rreth 1 milion euro cash të fshehura në kuti këpucësh, poshtë krevatit.

11 August 2026, 10:59 Nga G.M
Mega-operacioni në Spanjë/Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura
Paratë e sekuestruara

SPANJA- Vijon mega-operacioni i përbashkët mes autoriteteve të Spanjës dhe Ekuadorit kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i cili dyshohet se financohej nga një grup kriminal shqiptar. Në kuadër të operacionit, në La Rioja të Spanjës janë arrestuar dy vëllezër, të cilëve autoritetet u gjetën rreth 1 milion euro cash të fshehura në kuti këpucësh, poshtë krevatit.

Sipas Njësisë Qendrore Operative (UCO), dy të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur kompanitë e tyre për të futur në Evropë tonelata kokainë, me porosi të një rrjeti shqiptar me bazë në Dubai. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e tyre dhe lidhjet e mundshme me pjesëtarë të tjerë të organizatës kriminale.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Agjentët e Njësisë Qendrore Operative (UCO) të Gardës Civile spanjolle kanë sekuestruar rreth një milion euro, në tufa me kartëmonedha 200, 100 dhe 50 euro, të fshehura në tri kuti këpucësh të mbushura plot dhe të vendosura nën një krevat, gjatë kontrollit të banesës së njërit prej dy vëllezërve biznesmenë nga Arnedo, në La Rioja, një qytet me rreth 15.000 banorë. Të dy vëllezërit janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kompleks të trafikut të drogës, i cili importonte ngarkesa të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për t’i shpërndarë më pas në Evropë.

Të dy, të cilët figurojnë si administratorë të rreth një duzinë kompanish, akuzohen se kanë lehtësuar, përmes bizneseve të tyre, futjen e drogës nëpër portet e Malagës, Valencias dhe Algecirasit, me porosi të një organizate me origjinë shqiptare, drejtuesit e së cilës fshihen në Dubai, emiratin e Gjirit Persik që konsiderohet një strehë për kriminelë ndërkombëtarë.

Gjatë hetimit janë kryer shtatë sekuestrime droge midis gushtit 2023 dhe nëntorit 2024 në Ekuador, Brazil dhe Spanjë, të cilat së bashku arrijnë në më shumë se 21 tonë kokainë. Gjatë operacionit janë arrestuar 44 persona, tetë në Spanjë dhe pjesa tjetër në Ekuador.

Kompanitë si mbulesë për trafikun e drogës

Dy vëllezërit e arrestuar figurojnë si administratorë të kompanive që merren me: transportin rrugor të mallrave, importin e frutave dhe perimeve, tregtinë me shumicë të parfumeve dhe kozmetikës. Përveç kësaj, ata zotërojnë kompani dorëzuese, të cilat merren me procedurat administrative për shkarkimin e anijeve në portet spanjolle.

Sipas hetimeve, ata i përdornin këto kompani për të pritur ngarkesat që vinin kryesisht me produkte ushqimore si miell bananeje, banane, ananas, qepë, por edhe dru dhe skrap ku droga, e ardhur kryesisht nga porti i Guajakulit në Ekuador, fshihej brenda ngarkesave. Hetuesit dyshojnë se i njëjti rrjet kompanish përdorej jo vetëm për të justifikuar importin e mallrave, por edhe si mbulesë për pastrimin e parave që dyshohet se fitoheshin nga trafiku i drogës.

Operacioni “Mondragón”

Gjatë operacionit të quajtur Mondragón, Grupi Qendror Antidrogë i UCO-së, në bashkëpunim me Policinë Kombëtare të Ekuadorit, ka konstatuar se dy vëllezërit kishin lidhje të drejtpërdrejta me investitorët që siguronin paratë për blerjen e ngarkesave të mëdha të kokainës.

Kjo, sipas burimeve pranë hetimit, i bënte ata të dyshuarit si hallka kryesore për futjen në Evropë të kokainës që vinte nga Amerika e Jugut. Vëllai më i vogël, të cilin Garda Civile e konsideron udhëheqësin e rrjetit, u arrestua më 21 janar 2025, pas sekuestrimit të një prej ngarkesave të drogës në portin e Valencias. Që prej atëherë ai ndodhej në burg. Vëllai i dytë u arrestua më 20 korrik, në të njëjtën ditë kur u kryen kontrollet në banesë dhe u zbuluan paratë.

Tre degë të një strukture kriminale ndërkombëtare

UCO-ja konsideron se dy vëllezërit përbënin njërën prej tre pjesëve kryesore të një strukture kriminale ndërkombëtare. Roli i tyre dyshohet se ishte të lehtësonin transportin e drogës midis dy kontinenteve, duke përdorur kompanitë e tyre.

Së bashku me ta janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë, me shtetësi spanjolle dhe marokene, të dyshuar për përfshirje në aktivitetet kriminale. Përveç kontrolleve në La Rioja, janë kryer kontrolle edhe në Alicante, Sevilje dhe Cádiz, ndërsa janë bllokuar shumë prona, automjete dhe produkte financiare.

Dega në Ekuador

Një tjetër pjesë e rrjetit ndodhej në Ekuador, prej nga ku një pjesë e madhe e kokainës nisej me anije, e fshehur në kontejnerë. Në këtë vend, policia, me mbështetjen e Gardës Civile spanjolle, kreu 38 arrestime dhe rreth 50 kontrolle në mars 2025, pak kohë pas arrestimit të vëllait të parë në La Rioja. Edhe në Ekuador u sekuestruan pjesë të ngarkesave të drogës që i atribuohen këtij rrjeti kriminal.

Dega e tretë: Dubai

Pjesa e tretë e rrjetit ishte vendosur në Dubai.

Ajo përbëhej nga investitorë me origjinë shqiptare, të cilët jo vetëm siguronin paratë për blerjen e kokainës, por gjithashtu, sipas Gardës Civile, derdhnin shuma të mëdha parash në kompanitë spanjolle. Këto para shërbenin edhe si pagesa për t’u dhënë kompanive aktivitet financiar dhe tregtar, në mënyrë që ato të dukeshin si biznese normale dhe të mund të maskonin dërgesat e mëdha dhe periodike të drogës.

Pra, sipas hetimeve, struktura funksiononte në tre nivele:

Ekuadori- prodhimi dhe nisja e kokainës

Spanja- futja e drogës në Evropë përmes kompanive dhe porteve

Dubai- investitorët shqiptarë që financonin blerjet dhe lëvizjen e parave

Në qendër të kësaj strukture, sipas UCO-së, ishin dy vëllezërit biznesmenë nga La Rioja, të cilët dyshohet se përdornin kompanitë e tyre legale për të fshehur trafikun e kokainës dhe për të pastruar paratë e fituara prej tij./Dosja.al

Mega-operacioni në Spanjë/Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura

Mega-operacioni në Spanjë/Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura

spanje ekuador mafia shqiptare


Sondazh

Aktualitet 11 August 2026, 10:55 G.M

Kush do t’i fikë zjarret?!

Zjarri në Krujë Vera e nxehtë riktheu probleme të vjetra. Temperaturat u ngritën dhe, bashkë me to, u ndezën sërish...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin