17 August 2026, 10:34
Nga E. D

KRUJË- I shumëkërkuari, Ylli Zalla, është arrestuar këtë të hënë në Krujë. Zalla ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur në nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, efektiv policie.
Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht.
Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Ylli Zalla. Zbulimi i armëve u bë në kuadër të hetimeve ndaj tij, ndërsa autoritetet vijojnë të kërkojnë prova për të dokumentuar rolin e tij në ngjarjet kriminale për të cilat dyshohet.
Ylli Zalla ka qenë i arrestuar edhe rreth 12 vite më parë. Në atë kohë, ai u vu në pranga për prodhim të bombave artizanale, ndërsa dyshohej gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në të njëjtën periudhë, Zalla ishte hetuar edhe për dyshime mbi lidhje me ISIS, konkretisht për rekrutimin e shqiptarëve për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë. Në të kaluarën, ai është akuzuar gjithashtu për kërcënim me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
ylli zalla
Aktualitet
17 August 2026, 10:23
E. D
FUSHË- KRUJË- Pamjet e arrestimit të Ylli Zallës janë publikuar. I shumëkërkuari, është arres...
Aktualitet
17 August 2026, 10:14
E. D
Ylli Zalla
FUSH-KRUJË- I shumëkërkuari, Ylli Zalla, është arrestuar këtë të hënë në Fushë-...
Aktualitet
17 August 2026, 09:57
E. D
pamjet nga sherri
SARANDË- Pamjet e plota janë publikuar nga sherri, ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Mateo Bakalli, n&eum...
Aktualitet
17 August 2026, 09:46
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një tërmet me magnitudë 3.1 të Shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm juglindje...
Aktualitet
17 August 2026, 09:38
E. D
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 8 m...
Aktualitet
17 August 2026, 09:04
E. D
TIRANË- Sot mbahet protesta e 79-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Aktualitet
17 August 2026, 08:39
E. D
Ura mbi lumin Ibër si simbol i lidhjes dhe ndarjes së Mitrovicës mes jugut e veriut
KOSOVË- Ishte një ditë e zakonshme gushti...
Aktualitet
17 August 2026, 07:25
E. D
pamjet
VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Qishbardhë në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim për për...
Aktualitet
17 August 2026, 07:23
E. D
Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çm...
Aktualitet
17 August 2026, 07:22
E. D
Sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron tashmë shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjith...