Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kërkesa është bërë pas arrestimit të djeshëm të Salit, shtetas i Kosovës, në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për spiunazh.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Kërkesa është bërë pas arrestimit të djeshëm të Salit, shtetas i Kosovës, në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për spiunazh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, Sali dyshohet se për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me qëllim të përfitimit material.
Prokuroria thotë se ai i ka ofruar BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë, ka fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe ka ofruar të dhëna për persona që, sipas Prokurorisë, i përkasin sektit vehabi.
Disa prej këtyre personave, thuhet në kërkesë, Sali i ka propozuar si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.
"Dyshimi i bazuar mirë u vërtetua edhe nga deklarata e vet të pandehurit i cili në detaje përshkruan veprimet e tij inkriminuese, duke ofruar mënyrat dhe vendtakimet e komunikimit dhe ofrimit të informacioneve dhe ndihmën për BIA-n serbe", thuhet në kërkesën e Prokurorisë Speciale.
Sipas Prokurorisë, paraburgimi është i nevojshëm për të parandaluar vazhdimin e veprës penale, rrezikun e arratisjes së tij, duke pasur parasysh edhe shtetësinë serbe, si dhe mundësinë e zhdukjes ose dëmtimit të provave.
Më herët, Prokuroria Speciale kishte njoftuar se i dyshuari ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit policorë kishin kryer edhe një bastisje në vendbanimin e tij në Dragash.
Gjatë bastisjes, sipas Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 39.500 euro para të gatshme, 500 dinarë serbë dhe katër telefona celularë.
Sali, i cili vjen nga Komuna e Dragashit dhe është i angazhuar në sistemin arsimor serb në Kosovë, kishte qenë edhe anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete, që vepron pranë Presidencës së Kosovës.
Sipas Presidencës, ai kishte qenë anëtar i Këshillit si përfaqësues i komunitetit goran për dy mandate, nga viti 2020 deri më 2022 dhe nga viti 2022 deri më 2024.
Ai ishte shkarkuar nga Këshilli më 3 maj 2024, pas një raporti të informacioneve të sigurisë dhe me propozim të sekretarit të Këshillit.
Në një përgjigje për REL-in, Presidenca kishte thënë se Sali nuk është anëtar i Këshillit që nga shkarkimi i tij në vitin 2024, ndërsa nuk kishte dhënë detaje për raportin e sigurisë.
Spiunazhi, sipas Kodit Penal të Kosovës, përfshin veprimet e fshehta të mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm te një shtet, organizatë ose grup tjetër dhe dënohet me së paku pesë vjet burgim./rel
pamje nga momenti i kapjes TIRANË- Një operacion antidrogë i koduar “Momenti” ka çuar në arrestimin n&eum...
Gjykata e Tiranës TIRANË- Mbrojtja e 32-vjeçares Julide Yazici, po përgatit hapat e mëtejshëm ligjorë. M&eum...
Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës DIBËR- Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë n...
dIBER DIBËR - Situata nga zjarret në njësinë administrative Selishtë në Dibër është përkeqësuar...
KOSOVA- Predikuesi islamik nga Bosnje e Hercegovina, Elvedin Peziq, pritet të deportohet gjatë ditës nga Kosova, pasi një ditë m...
Bulqizë BULQIZË- Një vatër masive zjarri ka përfshirë prej pasdites së djeshme sipërfaqe të konside...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë ...
arma e sekuestruar LAÇ- Një aksion i koordinuar nga strukturat e Policisë së Lezhës dhe Kurbinit ka çuar n&eu...
Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes TIRANË- Dokumentet mbi t&e...
PISTOLETA E SEKUESTRUAR VLORË- Një sherr i çastit për motive pronësie mes dy vëllezërve ka rrezi...