Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
U kapën duke shkëmbyer kokainë! ja momenti i aksionit kur policia arreston dy të rinjtë (VIDEO)
Në pranga kanë rënë, Darlin Shahinas, 19 vjeç, dhe Donaldo Frate, 26 vjeç.
14 August 2026, 11:00Nga D.S
pamje nga momenti i kapjes
TIRANË- Një operacion antidrogë i koduar “Momenti” ka çuar në arrestimin në flagrancë të dy të rinjve në Tiranë, të cilët u kapën gjatë një shkëmbimi të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Në pranga kanë rënë, Darlin Shahinas, 19 vjeç, dhe Donaldo Frate, 26 vjeç.
Pas administrimit të shpejtë të të dhënave të siguruara në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndërhynë në rrugën “Egnantia”. Gjatë operacionit, 19-vjeçari Darlin Shahinas u kap në momentin kur po i dorëzonte 26-vjeçarit Donaldo Frate një çantë brenda së cilës ndodheshin 211 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 19-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi edhe 41 gramë të tjerë të së njëjtës lëndë narkotike. Gjithesej u sekuestruan, 252 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore mbi veprimtarinë kriminale të shitblerjes së lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
"Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”. Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta. Arrestohen në rrugën “Egnatia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast.Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.
19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes
TIRANË- Dokumentet mbi t&e...