22 August 2026, 17:18
Nga E.d
Luis Miguel Varela Mendes
KSAMIL- Konflikti i dhunshëm i cili përfundoi me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, zgjati vetëm gjashtë minuta. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, tregojnë pamjet nga konflikti i cili ndodhi mes orës 05:14 deri në 05:20.
Fillimisht ato tregojnë disa turistë që dalin nga lokali “Principotes”, ndërsa pak më vonë afrohen Sokrat Lipan alias Vata dhe David Heurtevent. Debati nis me shtyrje, por situata agravohet dhe përfundon në konfrontim fizik.
Në orën 05:17 Mendes ndërhyn dhe shtyn Sokrat Vatën, ku ky i fundit ngrihet dhe së bashku me Heurtevent dhe godet 20-vjeçarin. Pas kësaj, turisti portugez tenton të largohet dhe futet në det për t’u shpëtuar goditjeve.
Pas pak sekondash ai del nga uji me bluzën e gjakosur dhe shkon drejt shezlloneve. David Heurtevent i cili është shpallur në kërim largohet rreth orës 05:18, ndërsa në 05:20 Sokrat Vata shihet duke u kthyer drejt “Principotes”, me rrobat e gjakosura.
Si ndodhi ngjarja?
Luis Miguel Varela Mendes me shtetësi portugeze, por me banim në Francë u vra rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote”. Konflikti kishte nisur pas një feste në klubin “Principote” dhe më pas ka vijuar në plazhin e “Paradise”. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.
Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit 'Principote', Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.
Personat e arrestuar
Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.
Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Autori përpara Gjykatës
Autori Sokrat Vata, një ditë më parë doli përpara gjykatës dhe u njoh me masën e sigurisë "Arrest me burg". Ai u kërkoi falje familjarëve të viktimës duke shprehur pendesë. Gjatë dëshmisë së tij, Vata tha se grupi i turistëve të huaj i kishte sharë dhe goditur kur stafi i kishte kërkuar të mbanin qetësi dhe se thikën ia kishte marrë portugezit teksa përpiqej ta neutralizonte në përpjekje për tu vetëmbrojtur.
Gjykata caktoi gjithashtu burg pa afat për dy turqit, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu që tentuan ta largonin Vatën nga vendngjarja duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre. Kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi dhe Ervis Bunci që goditën me grushte 20-vjeçarin, do të qëndrojnë në burg për 45 ditë. Truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho si dhe kamarieri Murat Zhabina, u lanë në detyrim paraqitjeje. Ndërsa, Pronari Bekim Bulica dhe David Heurtevent, gjithashtu punonjës i ‘Principotes’, janë në kërkim./Dosja.al
luis miguel varela mendes ksamil “principotes”
Aktualitet
22 August 2026, 17:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, ku nj&e...
Aktualitet
22 August 2026, 16:41
E.d
Sokrat Vata
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vat...
Aktualitet
22 August 2026, 16:32
E.d
Vasil Hasani
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin rrug...
Aktualitet
22 August 2026, 16:01
E.d
Sokrat Vata
Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më par&e...
Aktualitet
22 August 2026, 15:14
E.d
Pamje
VLORA- Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në...
Aktualitet
22 August 2026, 14:26
E. D
ANGLI- Një investigim i Daily Mail ngre alarmin për përhapjen e fermave të kanabisit të lidhura me grupe kriminale shqiptare në ...
Aktualitet
22 August 2026, 15:00
E.d
Kanabisi
DURRËS- Policia ka sekuestruar 127 pako me rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të la...
Aktualitet
22 August 2026, 14:01
E. D
Sokrat Vata
SARANDË- Një tjetër nga turistët francezë që ndodhej me portugezin, Luis Miguel Varela Mendes, ka dhënë...
Aktualitet
22 August 2026, 12:59
E. D
foto ilustruese
LAKNAS- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:00 në një automjet në Laknas. ...
Aktualitet
22 August 2026, 11:56
E. D
SARANDË- Ibraim Leimoeiv, një nga shokët që shoqërohej me portugezin, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra në Ksamil, ka...