Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
"Të respektohet kontrata ose…"/ Dhjetëra banorë protestojnë pranë zyrave të “Bankers Petroleum”: Nuk na është paguar qeraja e tokës
Ata shprehen se rreth 800 banorë të fshatrave Marinëz, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër, Kuman, që prej fillimit të vitit 2026 nuk janë paguar për qiranë vjetore të tokës.
22 July 2026, 11:16Nga E. D
banorët
FIER- Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë kanë dalë sot duke protestuar përpara zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën e qirasë së tokës. Ata shprehen se rreth 800 banorë të fshatrave Marinëz, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër, Kuman, që prej fillimit të vitit 2026 nuk janë paguar për qiranë vjetore të tokës.
Sipas tyre ky është një shfrytëzim nga kompania për rrugë, parkingje, sheshe e puse nafte, të cilat shfrytëzohen nga kompania që nga viti 2010. Banorët kërkojnë respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundërshtojnë ndryshimin e kontratës nga një vjetore në dyvjetore
Po ashtu ata kërkojnë përgjysmimin e çmimit të qirasë nga 400 lekë për metër katror në 200. Më tej, banorët pohojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme dhe përshkallëzimin e protestës. Banorët kanë deklaruar ndër të tjera se qiraja vjetore e tokave është një ndër burimet kryesore të të ardhurave të tyre./Dosja.al