Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen tre persona në një lokal në Deçan! Arrestohet i dyshuari
Në njoftim shkruhet se, policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë hasur personat e lënduar, të cilët janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë.
13 January 2026, 10:10Nga D.S
Policia e Kosovës
KOSOVË- Tre persona janë plagosur në orët e para të së martës në një lokal në Deçan të Kosovës. Stacioni Policor në Deçan bën me dije se, më datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur të shtëna me armë.
Në njoftim shkruhet se, policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë hasur personat e lënduar, të cilët janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë.
Personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe janë gjetur e sekuestruar, një armë pistoletë Zoraki 9mm, një karikator i së njëjtës armë, nëntë fishekë kalibri 9mm dhe tri gëzhoja.
Autoritetet e Kosovës bëjnë me dije se, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në paraburgim pёr 48 orët e ardhshme./Dosja.al