13 March 2026, 08:57
Nga D.S

KUKËS- Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një 38 vjeçar, banues në Prishtinë, teksa po tentonte të trafikonte në Shqipëri një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW”, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Sipas njoftimit të policisë, në hyrje të territorit shqiptar, 38-vjeçari drejtonte një automjet tip “Tuareg”, me të cilin kishte rimorkuar automjetin “BMW”. Gjatë kontrollit, në mjetin e rimorkuar u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Uniformat blu bëjnë me dije se, në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale, autoritetet arritën të identifikojnë dhe arrestojnë edhe një 34-vjeçar, gjithashtu banues në Prishtinë, i dyshuar si porositësi i trafikimit të armës dhe automjetit.
Njoftimi i policisë:
"Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, identifikohet dhe kapet shtetasi nga Kosova, që kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW” të vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova.Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip “BMW”.
Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë finalizuan operacionin e koduar “JAD 1”. Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M. P. që drejtonte një automjet tip “Tuareg”, në të cilin kishte rimorkuar një automjet tip “BMW” që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Nga kontrolli i imtësishëm, në automjetin tip “BMW”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë). Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera për këtë rast, është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i shtetasit për llogari të të cilit ishin kryer këto veprimtari kriminale, H. A.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
bmw tentoi të trafikonte në shqipëri arrestohet 38-vjeçari nga kosova.
Aktualitet
13 March 2026, 08:53
D.S
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjësve në sektorin shtetëror u zgjerua më tej duke arritur në 18...
Aktualitet
13 March 2026, 08:25
D.S
DURRËS- Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronë...
Aktualitet
13 March 2026, 07:37
D.S
Teksa shumë shërbime sot, si marrja e një certifikate, vërtetimi sigurimesh, pronësie etj, mund të kryhen vetëm online, ind...
Aktualitet
13 March 2026, 07:24
D.S
Komisioni Kuvendor për Financat, Ekonominë dhe Punësimin zhvilloi këtë javë seancën dëgjimore me katër kandidat&e...
Aktualitet
13 March 2026, 07:22
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri ...
Aktualitet
12 March 2026, 23:41
SARANDË- Dyshohet se të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se të sht&eu...
Aktualitet
12 March 2026, 22:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minua më parë në Tiranë. Një banesë ësht&e...
Aktualitet
12 March 2026, 20:48
E.d
Foto ilustruse
EKUADOR- Policia ekuadoriane ka arrestuar 26 persona të cilët i përkisnin grupit të Los Lagartos. Ky grup krim...
Aktualitet
12 March 2026, 20:22
D.S
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier
FIER- Prokuroria...
Aktualitet
12 March 2026, 19:46
D.S
Investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri arritën në mbi 150 milionë euro gjatë vitit 2025, du...