24 May 2023, 17:55
Nga k.m.
Ledi Shamku
TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka komentuar titrimin e serialit "Rrushe" në trasmetimin që bëhet në "Top Channel". Me atë të një statusi në Facebook, Shamku shkruan me 3 pika se përse "përkthimi" është i gabuar. Sipas saj, titrimi ka karakter përçarës, madje i kërkoi edhe falje qytetarëve të Kosovës.
"KOLONIZIM GJUHËSOR?! SOT?! Dua të them e madje të shpall plot gojën se përkthimi në zyrtarishte i filmit “Rushe” është sa më poshtë: 1. Shkencërisht një gabim gjuhësor anakronik, madje një anakroni e betonizuar shkencore që s’ka sy me u shkërmoqë. 2. Etikisht një turp kombëtar, duke pasë parasysh që kryhet në një televizion kombëtar që shihet këndej e andej Drinit e madje përtej botës shqiptare. 3. Institucionalisht është pranim zyrtar i pafalshëm i gjendjes së diglosisë, madje i një diglosie me natyrë kolonizatore përçmuese.
Si shqiptare Shqipërie u kërkoj publikisht falje shqiptarëve të Kosovës. Si gjuhëtare, po pres sa të më ftohet lëndimi që ndjej, dhe e ftohtë, do shkruaj shkencërisht për këtë gjest. Ndjesë, me turp…,"-shkruan ajo në Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
Top Channel nisi dje transmetimin e serialit 'Rrushe', një prodhim i Gjirafa Studio në Kosovë. Në serinë e parë që u dha mbrëmjen e djeshme, televizioni kishte zgjedhur që t'ja ofronte shikuesve bashkë me titrat në gjuhën shqipe. Ky element është parë si i tepërt, i panevojshëm dhe gati racist nga shumë njerëz që kanë zgjedhur të shprehin kundërshtinë në rrjetet sociale.
ledi shamku seriali rrushe top channel
Aktualitet
24 May 2023, 17:51
a.l
Arrestohet shqiptari në Spanjë
SPANJË-Autoritetet në Spanjë kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili akuzohet pë...
Aktualitet
24 May 2023, 17:44
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Mashtrimet e këshilltares së deputetes socialiste në Kuvend, Blerina Gjylametit datojnë vite më par...
Aktualitet
24 May 2023, 16:51
A.B
Milena Deraj
TIRANË- Milena Deraj, e arrestuar për mashtrimin ndaj disa personave që do t'i ndihmonte në një proces gjyqësor,...
Aktualitet
24 May 2023, 16:26
A.B
Kryeministria
TIRANË- Qeveria shqiptare ka zgjatur afatin për qëndrimin pa leje të ukrainasve në Shqipëri. Sipas VKM-së ...
Aktualitet
24 May 2023, 16:25
A.B
Aksident
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në 'rrugën e Kavajës'. Raportohet se një 25-vj...
Aktualitet
24 May 2023, 15:39
A.B
Rinas
Komisioni i Konkurrencës ka urdhëruar kompaninë koncesionare të Aeroportit të Tiranës të lejojë aksesin pa ku...
Aktualitet
24 May 2023, 15:32
A.B
Dallëndyshe Bici
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka reaguar pas denoncimit që u bë nda...
Aktualitet
24 May 2023, 15:29
m.s
Vlore
VLORË-Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, kanë bllokuar një mjet lundrues skaf, pasi nu...
Aktualitet
24 May 2023, 14:51
A.B
DURRËS- Policia ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas Policisë ë...
Aktualitet
24 May 2023, 14:40
A.B
SPAK
FIER- Drejtori i Kadastës së Fierit, Arben Voja është kallëzuar në SPAK. Ishte agjencia shtetërore e Kadastrës...