Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Trafik armësh nga Mali i Zi në Fresk/ Përgjimet zbuluan grupin kriminal, njëri prej tyre publikonte në rrjetet sociale foto me pistoletë në brez
Jaku dhe Gjeta, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët, Gjeta ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet.
10 March 2026, 10:43Nga E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me goditjen e grupit kriminal, ku u arrestuan dy persona për trafik armësh nga Mali i Zi. Dy të arrestuarit, Donati Jaku dhe Florian Gjeta u kapën me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë.
Jaku dhe Gjeta, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët, Gjeta ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet.
Gjeta gjithashtu nxirrte foto hapur në rrjete sociale me armë në brez. Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë./Dosja.al