LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet dhe Gert Gjenerali

Në fokus të hetuesve doli një 48-vjeçar, i dyshuar si ndërmjetës mes grupeve nga Shqipëria dhe Amerika Latine dhe rrjeteve të kontrabandës në Europë e Australi.

15 September 2026, 11:40 Nga I.A

Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në

BELGJIKË- Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i cili dyshohet se përdorte portin e Anversës për importimin e drogës. Media belge PZC shkruan se hetimi kishte nisur rreth një vit më parë, pas informacionit se në një apartament në Anversë ruheshin sasi të mëdha kokaine.

Në fokus të hetuesve doli një 48-vjeçar, i dyshuar si ndërmjetës mes grupeve nga Shqipëria dhe Amerika Latine dhe rrjeteve të kontrabandës në Europë e Australi. Sipas Prokurorisë së Anversës, ai dyshohet se koordinonte grupet që merreshin me dërgimin, nxjerrjen dhe shpërndarjen e kokainës, ndërsa siguronte edhe ndihmën e personave të përfshirë në nxjerrjen e drogës nga porti. Gjatë hetimit janë sekuestruar më herët dy ngarkesa kokaine, përkatësisht 46 dhe 53 kilogramë.

Në hetim doli edhe një shqiptar 52-vjeçar, i cili rezultoi se kërkohej ndërkombëtarisht nga Italia për një vrasje të kryer në Milano në vitin 1997. Bëhet fjalë për Gert Gjeneralin, i njohur me nofkën “Gjenerali”, i cili u arrestua në Anversë nga ekipi FAST i Policisë Federale belge. Ai dyshohet se në vitin 1997 vrau një rival në një spital në Milano, duke përdorur një armë të fshehur mes një buqete me lule.

Artikulli i Plotë:

Hetimi nisi pothuajse një vit më parë, kur policia kishte marrë informacion se në një apartament në Anversë dyshohej se ruheshin sasi të mëdha kokaine. Gjatë hetimeve të mëtejshme, në fokus doli një 48-vjeçar si banor i apartamentit. Ai dyshohet se ishte një ndërmjetës që kishte kontakte me grupe nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, ndër të tjera përmes portit të Anversës, si dhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe madje edhe Australia.

Zëdhënësi Kristof Aerts i Prokurorisë së Anversës, tha: “Dyshohet se 40-vjeçari koordinonte grupet e ndryshme që merreshin me dërgimin, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës. Ai dyshohet se ofronte mënyra të ndryshme për trafikimin e drogës, mund të kërkonte ndihmë, për shembull, nga punonjës sigurie dhe drejtonte personat që nxirrnin drogën.” Në kuadër të hetimit dolën në pah edhe disa ekipe që merreshin me nxjerrjen e drogës. Në fillim të këtij viti, policia mundi të sekuestronte dy ngarkesa kokaine prej 46 dhe 53 kilogramësh.

I dyshuar për vrasje

Në qershor u zbulua se i dyshuari kryesor kishte kontakte me një shqiptar 52-vjeçar, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për një vrasje të kryer në vitin 1997 në Itali. Ekipi për Kërkimin Aktiv të të Arratisurve (FAST) i Policisë Federale mundi ta arrestonte personin. Procesi i ekstradimit të tij drejt Italisë është ende në vazhdim.

Bëhet fjalë për shqiptarin famëkeq Gert Gjenerali, i njohur me nofkën “Gjenerali”. Në vitin 1997 ai qëlloi për vdekje një rival në një spital në Milano, me një pistoletë që ishte fshehur mes një buqete me lule. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë, tashmë 52-vjeçari është arrestuar sërish, këtë herë në Anversë.

Të mërkurën u kryen kontrolle në disa banesa në Anversë, Berchem, Deurne, Kapellen, Bruksel, Evere, Sint-Agatha-Berchem dhe Sint-Joost-ten-Node. Tetë persona u arrestuan, mes tyre i ashtuquajturi broker, ose ndërmjetës, por edhe personat me të cilët ai dyshohet se bashkëpunonte ngushtë.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti ndër të tjera disa armë zjarri dhe municione në hapësira të fshehta, jelekë antiplumb, bllokues sinjali, para cash, një makinë për numërimin e parave, pasaporta dhe karta shtypi të falsifikuara, presa dhe kallëpe për prodhimin e blloqeve të kokainës.

Më pas, gjyqtari hetues paraqiti gjashtë të dyshuar para gjykatës. Nga këta, katër persona u arrestuan, një person u lirua me kushte dhe një person tjetër u la i lirë pa kushte. Hetimi gjyqësor nga Policia Federale Gjyqësore e Anversës, nën drejtimin e gjyqtarit hetues, vazhdon.

Europoli

Në kuadër të hetimit u bashkëpunua ngushtë me vende të tjera dhe me Europolin. Kjo mund të çojë në arrestime edhe jashtë vendit. Si pasojë e ndërhyrjes, në Shqipëri tashmë është sekuestruar një ngarkesë prej 37 kilogramësh kokainë, e fshehur në një kontejner frigoriferik./Dosja.al

gert gjenerali

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin