26 February 2025, 15:10
Nga B.Z
Hekurat Tafa
TIRANË - Babai i fermerit Elton Tafa, i cili u arrestua këtë të mërkurë për mbajtjen në treg të 10 ton mandarinave të cilat ishin me pesticide ka folur lidhur me ngjarjen.
Në një prononcim për News 24, Hekuran Tafa, ka deklaruar se djali i tij nuk e ka marrë mbrapsht produktin e mandarinave të kthyera nga Kroacia, ndërsa thotë se është i pafajshëm. Më tej ai i bën apel shtetit për të zbardhur ngjarjen, pasi pretendon se djali i tij nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme.
Pjesë nga biseda me gazetaren
Hekurat Tafa: Unë nuk di gjë, pse u arrestua. As ka rrahur as ka vrarë. Është i pafajshëm, nuk ka faj.
Pyetje: I ka shitur djali mbrapsh ato mandarinat?
Hekurat Tafa: Nuk di gjë po të them, për mandarinat, i shiti nuk i shiti. Unë nuk e pyes për asnjë gjë atë nuk ndërhyj.
Pyetje; Cili është apeli juaj ndaj shtetit?
Hekuran Tafa: Shteti duhet të nxjerri të vërtetën
Duke deklaruar se askush nga fermerët nuk e dinte që ky pesticid nuk lejohej nga BE, jashtë kamerave Hekuran Tafa deklaron se këtë pesticid e përdorin të gjithë fermerët.
Lidhur me skandalin e tregtimit të 10 tonëve mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri reagoi edhe policia.
Policia bën me dije se fermeri 46-vjeçar, Elton Tafa prodhoi dhe çoi për shitje në Kroaci 10 ton mandarina të cilat përshkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve janë kthyer në vendin tonë. Pas kthimit në Shqipëri 56-vjeçari Arben Dyli i ka magazinuar dhe më pas i shiti në tregun vendas.
Në pranga është vënë edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Elson Tahiraj pasi ai lëshoi certifikatë fitosanitare fiktive. Paraditen e sotme Prokuroria e Beratit bëri me dije se ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se kanë hedhur në treg 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri.
Prokuroria theksoi se Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”.
skandal mandarina elton tafa
Aktualitet
26 February 2025, 15:15
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Mësohet se Juri Kar...
Aktualitet
26 February 2025, 15:13
M.B
Salih Mustafa gjatë një paraqitjeje para Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, më 16 dhjetor 2022.
...
Aktualitet
26 February 2025, 14:51
M.L
Policia
DURRËS- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi akuzohen për plagosjen e një pers...
Aktualitet
26 February 2025, 14:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm në muajin e parë të këtij viti, krahasuar me t&eum...
Aktualitet
26 February 2025, 13:09
M.L
Policia
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti i ditës së djeshme në Fresk, ku një 36-vje&...
Aktualitet
26 February 2025, 12:34
M.L
Policia
DURRËS- Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se ka djegur...
Aktualitet
26 February 2025, 12:29
r.ll
TIRANË- I penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani po dëshmon edhe ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me ngjarje...
Aktualitet
26 February 2025, 11:57
r.ll
foto ilustruese
BERAT- Tre persona janë arrestuar në Berat për tregtimin e 10 tonëve mandarina që pas eksportimit në Kroaci, ...
Aktualitet
26 February 2025, 11:49
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me skandalin e tregtimit të 10 tonëve mandarina me pes...
Aktualitet
26 February 2025, 11:51
I.A
Tryeza
TIRANË- Zv.kryetari i GJKKO-së Erjon Bani ka deklaruar se nuk mund t'i bëhet gjyqi gjyqtarëve publikisht. Deklarata e Banit...