23 October 2023, 12:00
Nga Dosja.al
Foto ilustruese
VLORË - Detaje të rënda nga përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë. Një ditë më parë, Dosja.al raportoi për ngjarjen e rëndë dhe për arrestimin e dy personave, si dhe shpalljen në kërkim të një personi tjetër.
Mirëpo, raportohet se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 persona dhe jo 3.
Në pranga kanë përfunduar Oltjan Tahiri, 31-vjeç dhe Albi Ceno 28-vjeç, ndërsa Gentjano Mehmeti 32-vjeç është shpallur në kërkim. Personi i katërt i cili ka marrë pjesë në ngjarje, nuk është ngjitur në dhomë. Këta persona, dyshohet t'i kenë dhënë vajzës lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.
Fillimisht ata kanë qenë të ulur në një bar së bashku, ku dyshohet se i kanë dhënë vajzës kokainë. Më pas, tre prej tyre janë ngjitur në dhomën e hotelit bashkë me vajzën, e cila nuk ishte e vetëdijshme. Dyshohet se të tre djemtë, kanë abuzuar seksualisht me vajzën.
Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se 26 vjeçarja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e shtunë nga stafi i hotelit. Po ashtu, burime thonë se të rinjtë kanë qenë duke festuar daljen nga burgu të një prej shokëve të tyre.
Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj është më stabël, por vijon të jetë në shok.
Faqja 'Disidentët' shkruan se familjarët e autorëve kanë shkuar në reanimacion, aty ku ndodhen vajza, për ti bere presion që të ndryshojë dëshmi.
POSTIMI i faqes Disidentet
(I) Paskan qenë 4 çuna... jo 3. (Në ambientin e barit, ndërsa në hotel janë 3 djem me vajzën). Nga ana tjetër vajzën e shtruar në reanimacion po e vizitojnë familjet e përdhunuesve për të ndaluar në politikë.
E ndërsa po presionohet edhe media për të mos u marrë me rastin e përdhunimit të vajzës. Kjo nuk ka për të ndodhur të dashur vemje të shoqërisë. Ngjarja është e filmuar e të gjitha dhe pamjet filmike nuk i fsheh më dot askush. (Policia disponon të filmuar të gjithë ngjarjen). Vajzën ta kërcënoni që nuk ka mbetur, ama e mbyllni dot...ju keni për tu njohur si përdhunues edhe nëse dilni nesër nga burgu. Kjo ka për të marrë vesh e gjithë Vlorën.... kaq!

Pritet që Policia të reagojë për këtë ngjarje të rëndë, si dhe të ketë informacion për hetimet e deritanishme.
perdhunohet 26-vjecarja ne vlore vlore
Aktualitet
23 October 2023, 11:47
h.k
Foto ilustruese
MEMALIAJ-Një automjet në Memaliaj është përfshirë nga flakët, mëngjesin e kësaj të hë...
Aktualitet
23 October 2023, 11:35
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për...
Aktualitet
23 October 2023, 11:31
A.B
Ushtaret
TIRANË- Deputeti Pandeli Majko ka ndarë me opinionin publik një lajm të hidhur për vendin tonë. Dy ushtarë shqi...
Aktualitet
23 October 2023, 11:17
h.k
Jamarber Malltezi
TIRANË-Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha e ka quajtur arrestimin e tij gjatë momentit t&eu...
Aktualitet
23 October 2023, 10:51
A.B
SPAK
TIRANË - Dy ditë pasi GJKKO dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën dhe arrestimin e dh&e...
Aktualitet
23 October 2023, 10:25
h.k
Pika kufitare "Morinë"
KUKËS-Një 39- vjeçar nga Peja është arrestuar ditën e sotme nga policia në pikën doga...
Aktualitet
23 October 2023, 10:13
A.B
Ardi Veliu
TIRANË-Ashtu sikurse Dosja.al raportoi, Drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen...
Aktualitet
23 October 2023, 10:05
A.B
Policia
SPANJË- Arrestohet në Spanjë, Zef Bani. Shqiptari, ishte nën hetim nga policia pasi dyshohet për grabitjen e disa ban...
Aktualitet
23 October 2023, 10:01
h.k
Mimoza Kusari-Lila
PRISHTINË-Mimoza Kusari-Lila, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje ka postuar paraditen e sotme në...
Aktualitet
23 October 2023, 09:44
h.k
Foto nga protestat
TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë njoftuar ditën e sotme protestën e tyre t&eu...