Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Turi në Ballkan/ António Costa mbërrin në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama (VIDEO)
Costa u prit në Kryeministri nga Kryeministri Edi Rama, ku do të zhvillojnë një bisedim dy palësh dhe më pas rreth orës 12:15 do të ketë një konferencë për mediat, e cila pritet të zgjasë 30 minuta.
2 June 2026, 11:32Nga E. D
António Costa, Edi Rama
TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të turit në Ballkan. Costa u prit në Kryeministri nga Kryeministri Edi Rama, ku do të zhvillojnë një bisedim dy palësh dhe më pas rreth orës 12:15 do të ketë një konferencë për mediat, e cila pritet të zgjasë 30 minuta.
Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
Programi i vizitës në Tiranë përfshin:
11:15 – 12:00: Takim bilateral mes dy delegacioneve
12:15 – 12:45: Konferencë e përbashkët për shtyp
Gazetarët që do të jenë të pranishëm në konferencë duhet të fillojnë procedurat për akreditim përpara mbajtjes së saj./Dosja.al