Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Turi në Ballkan, Rama pret sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian (AXHENDA)
Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
2 June 2026, 08:34Nga E. D
Edi Rama, Antonio Costa
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të presë sot Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Ky i fundit viziton Tiranën si pjesë e një serie vizitash diplomatike në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
Programi i vizitës në Tiranë përfshin:
11:15 – 12:00: Takim bilateral mes dy delegacioneve
12:15 – 12:45: Konferencë e përbashkët për shtyp
Gazetarët që do të jenë të pranishëm në konferencë duhet të fillojnë procedurat për akreditim përpara mbajtjes së saj./Dosja.al