25 August 2023, 15:25
Nga m.s
foto ilustruese
TIRANE- Hyrjet e shtetasve të huaj kanë arritur nivele rekord në pjesën e parë të këtij viti, duke treguar për një rritje të ndjeshme të aktivitetit të turizmit në vend.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se për periudhën janar-korrik 2023,m në vend kanë hyrë gjithsej 5.167.656 shtetas të huaj. Ky numër është rritur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Vetëm në korrik, Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.770.724. Ky numër është rritur me 26,2 %, krahasuar me Korrik 2022.
Të dyja këto shifra janë nivele rekord të paregjistruara ndonjëherë më parë.
Sipas INSTAT, në Korrik 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.694.657 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Lindja e Mesme, përkatësisht me 45.821 dhe 14.805 shtetas.
Në Korrik 2023, krahasuar me Korrik 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 26,0 %;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,8 %;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 63,3 %
Të dhënat e tjera, që janë të disponueshme deri në qershor treguan se peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj vijon ta mbajë Koosva, me 40% të totalit, ndërsa për herë të parë në vend të dytë kaluan italianët, me 9% të totalit. https://www.monitor.al/pushtimi-i-dyte-i-shqiperise-310-mije-italiane-ne-6-muaj-na-braktisin-serbet/
Rriten dhe daljet e shqiptarëve
Sipas INSTAT, Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Korrik 2023 janë 710.711. Krahasuar me Korrik 2022, ky tregues është rritur me 27,8 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3.734.813, duke u rritur me 21,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Burimi i lajmit Monitor
turizmi shqiperi
Ekonomi
25 August 2023, 07:10
A.B
Kostot e punës për njësi janë rritur me ritme të përshpejtuara në tremujorin e parë të vitit 2023.
Sipas analiz&...
Ekonomi
25 August 2023, 07:05
A.B
Shenjat e “pushtimit turistik” italian u panë që në muajt e parë të vitit. Kjo shifër në fund të qershorit...
Ekonomi
24 August 2023, 20:37
m.s
energjia
TIRANE- Biznesi ka ulur përdorimin e energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat nga Institut...
Ekonomi
24 August 2023, 18:57
m.s
cigare
Në janar të këtij viti, importet e cigareve shënuan rritje jo të zakontë me 168 për qind ne krahasim me janarin ...
Ekonomi
24 August 2023, 13:44
A.B
Euro shënoi për të dytën ditë radhazi një rritje të fortë në kursin e këmbimit me Lekun.
Sipas kursit zyrta...
Ekonomi
24 August 2023, 07:19
A.B
Është e vështirë të gjesh dakordësi të përgjithshme të turistëve për një destinacion apo eksperien...
Ekonomi
24 August 2023, 07:13
A.B
Komisioni Europian i rekomandon Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike.
Në raportin e fundit të anal...
Ekonomi
23 August 2023, 14:43
A.B
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 107.63 lekë,...
Ekonomi
23 August 2023, 11:14
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Normat e larta të interesit në tregun e brendshëm po orientojnë qeverinë të p&e...
Ekonomi
23 August 2023, 07:13
A.B
Këtë vit, si asnjëherë më parë, normat bazë të interesit për lekun janë në nivele më të ul&eu...