15 December 2024, 12:17
Nga E. D
foto ilustruese
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim që prej tetorit 2023, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Brothers” Kapet dhe vihet në pranga vëllai tjetër i shpallur në kërkim gjatë operacionit të zhvilluar në muajin Tetor 2023. Gjatë kontrolleve për kapjen e këtij shtetasi, Policia vuri në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 1 shtetasi të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. (B). D., 43 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, gjatë operacionit “Brothers”, ku në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis.
Gjithashtu gjatë kontrolleve për kapjen e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 20 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.
policia e beratit
Aktualitet
15 December 2024, 11:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve nën dyshimet pë...
Aktualitet
15 December 2024, 11:43
r.ll
pamje nga zona e permbytur
BULQIZË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiu dy ditët e fundit kanë përfshirë gjithë ven...
Aktualitet
15 December 2024, 11:28
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një 24-vjeçar ukrainas është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Mësohet se 24-...
Aktualitet
15 December 2024, 11:11
E. D
pamje nga arrestimi
VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se kanë kryer së paku gjashtë vjedhje...
Aktualitet
15 December 2024, 10:41
I.A
Lojera fati
FIER- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier për organizimin e lojërave t&...
Aktualitet
15 December 2024, 08:59
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria është përfshirë prej vitesh nga një valë e gjerë emigracioni, e cila u thek...
Aktualitet
15 December 2024, 08:05
I.A
Parashqevi Simaku
SHBA- Një video e re e Parashqevi Simakut është publikuar në rrjetet sociale. Siç shihet dhe në pamjet e ...
Aktualitet
15 December 2024, 07:07
I.A
Moti
TIRANË- Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kë...
Aktualitet
14 December 2024, 22:18
r.ll
BRITANI- Kur policia britanike arrestoi Bujar Cozminca për mbushjen e Britanisë me kokainë 8 milionë paund, ata kishin të bënin ...
Aktualitet
14 December 2024, 22:01
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Policia greke ka ndaluar zhvillimin e një organizimi të shqiptarëve, thirrur përmes rrjeteve sociale dhe q&...