20 September 2024, 13:51
Nga S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme dhe katër të tjerë janë proceduar të lirë në Tiranë. Mësohet se G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç u kapën në flagrancë duke luajtur poker në një lokal në rrugën "Sami Frashëri".
Për pasojë u proceduan të lirë B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç dhe L. G., 39 vjeç, pasi kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente. Policia sekuestroi 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar "Poker 3".
Arrestohen 5 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën "Sami Frashëri".
Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Poker 3".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit:
- B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
- L. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi L. G., ndërsa 3 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
tirane poker
Aktualitet
20 September 2024, 13:27
r.ll
fatjon dautaj
KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Fatjon Dautajt dhe të afërmve të tij&nbs...
Aktualitet
20 September 2024, 12:59
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Nëna e një fëmije të mitur ka kallëzuar në Polici edukatoren e një çerdheje n&e...
Aktualitet
20 September 2024, 12:50
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Tre të mitur përkatësisht të moshave 13 dhe 14 vjeç janë larguar ditën e djeshme nga qen...
Aktualitet
20 September 2024, 12:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese në ligjin për trajtimin ...
Aktualitet
20 September 2024, 11:48
r.ll
foto e apartamenteve
Vlora Marina projekti që ju mundëson të merrni çelësat e apartamentit gati për banim
Kur vendos p&eum...
Aktualitet
20 September 2024, 11:07
r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Është zbardhur skema e mashtrimit që kanë përdorur 22 efektivët e "Rrugores" në Kukës, ...
Aktualitet
20 September 2024, 09:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë dh...
Aktualitet
20 September 2024, 09:44
S.B
Edlira Çepani
TIRANË- Ish-deputeti i ndjerë Gerti Bogdani u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit. Paradite...
Aktualitet
20 September 2024, 08:06
M.B
Jahti
VELIPOJA- Katër të huaj janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare m...
Aktualitet
20 September 2024, 07:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Punësimi i mjekëve të institucioneve publike edhe pranë institucioneve shëndetësore private do t...