6 May 2026, 18:56
Nga E.d
Afrim Tafa
DURRËS- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka shkarkuar nga detyra a drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafa. Ky vendim ka ardhur pas aksidentit tragjik të së dielës, i cili ndodhi në Durrës ku dy të mitur humbën jetën ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë. Arsyeja e shkarkimit sipas tij është performanca e dobët. Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për rreth 3 muaj e gjysmë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
skënder hita afrim tafa durrës
Aktualitet
6 May 2026, 18:36
E. D
foto ilustruese
DIVJAKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunje e Re, në Divjakë, ku n...
Aktualitet
6 May 2026, 18:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, nj&e...
Aktualitet
6 May 2026, 13:05
E. D
TIRANË- Një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, në politikë por edhe në jetën e p&eum...
Aktualitet
6 May 2026, 18:12
E.d
Foto Ilistruse
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas padisë që biznesmeni Dionis Teqja...
Aktualitet
6 May 2026, 17:19
E.d
Pamje nga protesta
DURRËS- Banorët e zonës së ish-kënetës, vendit ku ndodhi aksidenti tragjik i cili u mori jetën dy t&e...
Aktualitet
6 May 2026, 17:21
E. D
DURRËS- Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, duke protestuar lidhur me ...
Aktualitet
6 May 2026, 16:36
E.d
Kokaina e sekuestruar nga policia italiane
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë, pasi dyshohen se ishin pjesë e një...
Aktualitet
6 May 2026, 16:18
E. D
VLORË- Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës për shitje të lëndëve narkotike, teksa po lëvizn...
Aktualitet
6 May 2026, 15:58
E.d
Flamur Kapllani
Duhet guxim i madh, gjithnjë nëse qëllimi është po aq i madh për të arritur majat në karrierë...
Aktualitet
6 May 2026, 15:56
Startup Albania ka hapur së fundmi një thirrje për profesionistë, ekspertë dhe aktorë të ekosistemit, të cilët du...