Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
KED ka lejuar kandidimin e Naureda Llagamit dhe Jordan Dacit, ndërsa ka ndaluar kandidimin e ish-komisionerit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitajt.
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka verifikuar dokumentacionin e kandidatëve në garën për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. KED ka lejuar kandidimin e Naureda Llagamit dhe Jordan Dacit, ndërsa ka ndaluar kandidimin e ish-komisionerit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitajt. Sipas njoftimit, kandidaturat e tjera nuk janë marrë ende në shqyrtim.
Dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese u krijuan pas dorëheqjes së Elsa Toskës në shtator 2024 dhe përfundimit të mandatit të Sonila Bejtës në tetor 2025. Për vendin e Toskës janë 9 kandidatë, ndërsa për atë të Bejtës janë 10. Pas vlerësimit dhe renditjes së kandidaturave, KED do t’ua përcjellë listën institucioneve përkatëse, zëvendësuesi i Toskës do të zgjidhet nga Kuvendi, ndërsa ai i Bejtës nga Presidenti. Procesi i plotësimit të dy vendeve vakante i ka tejkaluar afatet e përcaktuara ligjore.
Njoftimi i KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e hënë, datë 21.09.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 16.09.2026.
KED, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi: Në lidhje me kandidaturën e z. Roland Ilia, KED shtyu diskutimin, për të kërkuar dokumentacion sqarues lidhur me vlerësimin e kandidatit.
Lejimin e kandidimit të zj. Naureda Llagami, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025.
Lejimin e kandidimit të zj. Naureda Llagami, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025.
Lejimin e kandidimit të z. Jordan Daci, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025.
Lejimin e kandidimit të z. Jordan Daci, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025.
Ndalimin e kandidimit të z. Lulzim Hamitaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të arsyetuar.
Ndalimin e kandidimit të z. Lulzim Hamitaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të arsyetuar.
Në lidhje me kandidaturën e zj. Helena Papa, KED shtyu diskutimin, për të kërkuar dokumentacion sqarues lidhur me vlerësimin e kandidatit. Vijimin e diskutimit për kandidaturën e z. Alban Toro në mbledhjen e datës 23 shtator 2026. Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në rubrikën dedikuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi./Dosja.al
Aktivisti TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 114 ditë të revoltës qytetare kundër qeveris&eum...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e sotme 114 ditë të revoltës qytetare në T...
Florika Ngucaj TIRANË- Florika Ngucaj ka reaguar pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej duke recituar vargjet &ldqu...
Aktorja Egla Ceno TIRANË- Aktorja Egla Ceno ka qënë e pranishme ditën e sotme në protestën e organizuar kundër qeveris&e...
TIRANË- Avokati Alban Duraj ka dhënë detaje të reja për rastin e Bleona Matës. Sipas tij, e ëma e Bleonës i ka th...
foto ilustruese MAT- Këshilli Bashkiak i Matit ka dhënë dritën jeshile për bashkimin e Bashkisë Mat me atë të Klosi...
Pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët në Tiranë për të 114-tën ditë radhazi janë ngritur në protestë...
Pamje nga aksidenti KASHAR- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e njohur si Mbikalimi i Kasharit. Sipa...
Sofia Moreira de Sousa, Ilir Rusi TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një ta...
Kokaina e sekuestruar SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një jaht që transportonte rreth 2.1 ton kokainë, në nj&e...