LIVE UPDATES
Aktualitet

U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës/ Florika Ngucaj sqaron si është e vërteta: Videoja është shkëputur nga konteksti! Gjyshi u pushkatua nga diktatori, babai ishte prezent

Ajo ka theksuar se qëllimi i rrëfimit ishte të tregonte mënyrën se si fëmijët e familjeve të persekutuara detyroheshin të merrnin pjesë në aktivitete propagandistike të regjimit. Ngucaj ka treguar gjithashtu se aktiviteti në Lushnjë ishte organizuar në kuadër të promovimit të librave të babait të saj, shkrimtarit Neki Ngucaj dhe se në të merrnin pjesë familjarë dhe të ftuar.

21 September 2026, 20:41 Nga E. D
U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës/ Florika Ngucaj sqaron si
Florika Ngucaj

TIRANË- Florika Ngucaj ka reaguar pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej duke recituar vargjet “Për Enverin, yll e dritë…” gjatë një aktiviteti në Bibliotekën e Lushnjës. Pamjet shkaktuan reagime të shumta, pasi fragmenti u interpretua si një lavdërim për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Ngucaj ka sqaruar se videoja ishte shkëputur nga një material më i gjatë dhe se recitimi ishte pjesë e një rrëfimi për fëmijërinë e saj gjatë regjimit komunist. Sipas saj, ajo ishte nxënëse e shkollës 8-vjeçare në periudhën kur vdiq Enver Hoxha dhe për shkak se ishte nxënësja më e mirë, ishte zgjedhur për të recituar poezinë propagandistike.

Ajo ka theksuar se qëllimi i rrëfimit ishte të tregonte mënyrën se si fëmijët e familjeve të persekutuara detyroheshin të merrnin pjesë në aktivitete propagandistike të regjimit. Ngucaj ka treguar gjithashtu se aktiviteti në Lushnjë ishte organizuar në kuadër të promovimit të librave të babait të saj, shkrimtarit Neki Ngucaj dhe se në të merrnin pjesë familjarë dhe të ftuar.

Sipas saj, nuk bëhej fjalë për një aktivitet publik dhe ajo nuk e kishte menduar se videoja do të regjistrohej, publikohej dhe më pas do të bëhej virale në rrjetet sociale. Duke iu referuar reagimeve për duartrokitjet në sallë, Ngucaj ka sqaruar se ato, sipas saj, nuk kishin lidhje me një mbështetje për diktatorin, por me kontekstin e rrëfimit dhe ironinë për mënyrën se si njerëzit detyroheshin të silleshin gjatë regjimit.

Florika Ngucaj është vajza e shkrimtarit Neki Ngucaj dhe ka deklaruar se familja e saj është persekutuar gjatë regjimit komunist. Ajo ka treguar se familjes iu kufizuan të drejtat për jetën dhe studimet dhe se gjyshi i saj ishte pushkatuar gjatë diktaturës.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Për çfarë ishte eventi? Kush ishte prezent?

Florika: Ne jemi nga Vlora dhe ishim në Lushnjë për librat e babait. Jemi 4 motra dhe ishim shumë të lumtura për këtë. Çdonjëra nga vajzat do thoshte një kujtim të prekshëm.  Kur isha në shkollën 8-vjeçare vdiq diktatori. Unë isha nxënësja më e mirë. Unë duhej ta recitoja këtë vjershë që të bëja figurë të mirë nëse jo do të persekutoheshim më keq. Ne jemi të persekutuar. Unë theksoj se duhet të tregohet video e plotë, pjesa që është hequr është absurditeti i asaj kohe.

Sidorela: Saimir Korreshi ka thënë që nuk e ka hedhur ai videon dhe nuk akuzon familjen dhe zonjën. Sipas tij, zonja nuk duhej lejuar t’a recitonte dhe nuk duhej të duartrokitej.

Florika: Deputeti është një person publik. Patosi ishte ironik dhe i detyrohej kohës që jetova, ishte ironik, për të treguar si duhej të shtireshe. Nuk ishte një vend publik, ishin njerëz të zgjedhur, familjarë, të ftuar, unë sinqerisht nuk mendoja se do të merrej video dhe të transmetohej e bëhej virale. Deputeti mund të justifikohet si të dojë, por nuk është një person i çfarëdoshëm që e hodhi në rrjet, është deputeti i një partie dhe përfitoi nga kjo gjë.

Sidorela: Pse u duartrokit?

Florika: Se ju më shikoni mua por jo fytyrën e pjesëmarrësve. Nuk ishte për diktatorin apo për mua, por si ishin të lidhura gjërat.

Sidorela: A jeni ju pjesë e një familje që ka qenë e persekutuar?

Florika: Po, nuk na jepej e drejta e jetës dhe studimit. Nuk mendoj se jemi të vetmit, janë gjëra që të ngelin në shpirt. Na është pushkatuar gjyshi nga diktatori dhe babai im ka qenë prezent. Kjo njollë politike na ndoqi gjithë jetën./Dosja.al

florika ngucaj

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes