28 December 2022, 20:53
Nga F.M
Edmond Papa
TIRANË- Vëllai i Edmond Papës (Hoxha), identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, por raportohet se kishte një mbiemër ndryshe nga ai i viktimës, thotë se 49-vjeçari nuk ruhej dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim. Në dëshminë e tij para hetuesve, të zbardhur nga emisioni “Në shënjestër”, vëllai i Papës thotë se 49-vjeçari nuk ka pasur asnjë konflikt.
“Edmondi nuk ruhej. Madje te ai nuk kam parë asnjë shqetësim. Por po kështu dua të deklaroj, se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, që mund të çonin në dyshimet tona, lidhur mbi autorët e mundshëm të vrasjes së tij,”- tha vëllai i viktimës.
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.
edmond papa ekzekutohet edmond papa
Aktualitet
28 December 2022, 20:43
F.M
Edmond Papa
TIRANË- Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra në Tiranë mbrëmjen e 16 dhjetorit kishte dy celularë. Kjo gjë...
Aktualitet
28 December 2022, 20:34
F.M
Viktima, Migelvio Veldwijk
BELGJIKË- Andi. A, 46 vjeç dhe djali i tij, Antonio A, 20 vjeç, të dy shqiptarë janë ulur n&eu...
Aktualitet
28 December 2022, 20:18
F.M
Edmond Papa
TIRANË- Pronari i lokalit ku u ekzekutua Edmond Papa në Tranë, me inicialet V.SH., ka treguar dteaje nga momenti i ngjarjes, n&e...
Aktualitet
28 December 2022, 20:01
Vaj ulliri
TIRANË- Fermerët këtë vit nuk iu gëzuan prodhimit të mbarë të ullirit, sepse bujku shqiptar ende nuk ka ...
Aktualitet
28 December 2022, 19:37
F.M
Ndërtime
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur konfiskimin e 22 ndërtimeve pa leje në disa qytete të vendit...
Aktualitet
28 December 2022, 19:32
F.M
Moti
TIRANË- Moti i ftohtë pritet të kthehet në vend. Në parashikimin ditor, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dij...
Aktualitet
28 December 2022, 19:28
F.M
Foto Ilustruese
MALTË- Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jurgen Quku është vënë në pranga pasi ësht&e...
Aktualitet
28 December 2022, 19:09
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar li...
Aktualitet
28 December 2022, 19:00
F.M
Banorët
LIBRAZHD- Banorët e fshatit Spathar të Librazhdit kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë pasi kërko...
Aktualitet
28 December 2022, 18:37
F.M
Laert Haxhiu
TIRANË- Saimir Taullau dhe Lorenc Lala, dy personat që janë thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje m...