Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Mjeti lundrues përfshihet nga flakët te 'Pema e Thatë' në Ksamil, shpëtohen katër turistët gjermanë
Sipas njoftimit të Policisë, Policia Kufitare së bashku më Njësinë Policore Detare kanë ndërhyrë në kohë dukë shpëtuar jetën e katër turistëve gjermanë që ndodheshin aty.
2 September 2026, 10:58Nga G.M
Pamje e mjetit lundurues në flakë
KSAMIL- Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët ditën e sotme në vendin e quajtur "Pema e Thatë" në Ksamil, duke vendosur në alarm personat që ndodheshin në të.
Sipas njoftimit të Policisë, Policia Kufitare së bashku më Njësinë Policore Detare kanë ndërhyrë në kohë dukë shpëtuar jetën e katër turistëve gjermanë që ndodheshin aty.
Pas evakuuimit të turistëve ata janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, ndërsa grupi hetimor po vijo punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe rrethanat e tij.
NJOFTIMI:
"Ksamil/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.
Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit"/Dosja.al