9 August 2026, 21:11
Nga D.S
PAMJE NGA SHPETIMI
KSAMIL- Pesë turistë suedezë që rrezikuan të mbyteshin në det në Ksamil janë shpëtuar me sukses falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Efektivët kanë konstatuar mjetin lundrues tip pedalon që kërkonte ndihmë dhe i kanë nxjerrë turistët në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas ngjarjes, turistët e huaj kanë falënderuar policinë për gatishmërinë dhe shpëtimin në kohë rekord.
Njoftimi i Policisë:
"Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare shpëton 5 turistë suedezë. Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Ksamil u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve suedezë, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det.
Gjatë patrullimit në hapësirën detare të Ksamilit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare konstatuan një mjet lundrues tip pedalon, me 5 shtetas të huaj në bord, të cilët kërkonin ndihmë, pasi mjeti ndodhej në vështirësi dhe ekzistonte rreziku për mbytjen e tyre.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u dhënë ndihmën e nevojshme, tërhequr pedalonin dhe e shoqëruar atë drejt bregut. Të 5 turistët u nxorën në breg në mënyrë të sigurt dhe, fatmirësisht, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas shpëtimit, turistët suedezë falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë të jenë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare, veçanërisht gjatë sezonit turistik.", njofton Policia./Dosja.al
policia kufitare ksamil
Aktualitet
9 August 2026, 21:07
D.S
Foto ilustruese
KRUJË- Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Mazh...
Aktualitet
9 August 2026, 20:57
D.S
pamje nga vendngjarja
VLORË- Pasditen e sotme, fluksi i lartë i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në plazhet e rivier&e...
Aktualitet
9 August 2026, 20:44
D.S
Protesta
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ngriti shqetësimin për situatën alarmante të zjarreve dhe gjendjen e mjerueshme të...
Aktualitet
9 August 2026, 20:33
D.S
protesta e 71
TIRANË- Një emigrante e cila është kthyer pranë vendlindjes pas 31 vitesh ka drejtuar akuza të ashpra ndaj zyr...
Aktualitet
9 August 2026, 20:23
D.S
TIRANË- Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka shënuar mbrëmjen e sotme edicionin e saj të 71-të...
Aktualitet
9 August 2026, 20:16
D.S
kruje
KRUJË- Përpjekjet e dy ditëve të fundit nuk kanë mjaftuar për të vënë nën kontroll situatë...
Aktualitet
9 August 2026, 20:04
D.S
Pamje nga marshimi
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton prej më shumë se dy dekadash në Angli është bashkuar me p...
Aktualitet
9 August 2026, 19:57
D.S
PROTESTA 71
TIRANË- Qindra qytetarë janë bashkuar në sheshin “Skënderbej” për të nisur marshimin ...
Aktualitet
9 August 2026, 19:35
D.S
Protestuesi
TIRANË- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa finalizojn&e...
Aktualitet
9 August 2026, 19:30
D.S
Foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në Viserbella të Italisë, k...