3 August 2026, 08:41
Nga E. D

HIMARË- Janë publikuar pamjet nga momenti kur personat që ndodheshin në jahtin ku u qëllua me armë zjarri në zonën e palasës zbresin nga mjeti lundrues. Siç shihet edhe në pamje, njëri prej tyre është i lagur dhe po fshihet me peshqir, pasi ishte hedhur në det për t'i shpëtuar policisë, ndërsa dy të tjerët kanë tentuar të largohen me gomone. Personi që ishte hedhur në det është kapur nga policia, ndërkohë dy të tjerët me gomone, pasi kanë parë praninë e efektivëve në tokë, janë kthyer sërish drejt jahtit.
Më pas autoritetet kanë ndaluar mjetin lundrues dhe kanë shoqëruar katër personat që ishin në bord. Mes personave të shoqëruar janë Bruno Çela 31 vjeç, djali i biznesmenit të "Brunes", Leonard Hasa, 31 vjeç, Afrim Kastrati 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç.
Jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Në përpjekje për t'i ikur autoriteteve, jahti ka fikur dritat dhe ka vijuar lëvizjen në det, por pas dy orësh ndjekjeje, mjeti u ndalua dhe u dërgua në Portopalermo për kontroll të imtësishëm.
Mjeti lundrues iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga forca të shumta policie, por ende nuk është bërë e ditur se çfarë është gjetur në bord. Megjithatë ende nuk dihen motivet e të shtënave dhe as kush ka qëlluar me armë, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes./Dosja.al
Aktualitet
3 August 2026, 08:19
E. D
Aleksandër Çajko
MOSKË- Gjenerali rus Aleksandër Çajko dyshohet se ishte objektivi i sulmit me bombë në një re...
Aktualitet
3 August 2026, 07:29
E. D
BALLKAN- Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të l...
Aktualitet
3 August 2026, 07:27
E. D
TIRANË- Ndërsa obeziteti po kthehet në një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të Europës, Shqipër...
Aktualitet
3 August 2026, 07:13
E. D
pamjet
HIMARË- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Palas&...
Aktualitet
3 August 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Këtë të hënë vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndruesh...
Aktualitet
2 August 2026, 22:55
E. D
KOSOVË- Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë njoftuan të dielën se kanë zbuluar një lokacion të ri në Zubin Potok, ...
Aktualitet
2 August 2026, 22:46
E. D
foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeça...
Aktualitet
2 August 2026, 22:33
E. D
foto ilustruese
HIMARË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në një jaht në det ...
Aktualitet
2 August 2026, 22:20
E. D
pamjet
MALIQ- Banorët e Selenicë janë ngritur në protestë këtë të dielë, duke shprehur kund&eu...
Aktualitet
2 August 2026, 22:10
E. D
pamjet
SHKODËR- Qytetarët e Shkodrës kanë protestuar këtë të diel kundër hapjes së konsullatës serbe...